Marrëveshje SHBA/Indi mbi bashkëpunimin bërthamor
28 Korrik 2007Reklamë
SHBA dhe India kanë mbyllur me sukses bisedimet e tyre disamujore mbi bashkëpunimin bërthamor. Marrëveshja ofron avantazhe të mëdha për të dyja palët, deklaruan dy qeveritë në Uashington. Hollësitë e marrëveshjes nuk u bënë të ditura. Siç u tha, para hyrjes së saj në fuqi duhen sqaruar disa pyetje, si kontrollet e centraleve bërthamore indiane prej agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore. Marrëveshja duhet të marrë edhe miratimin e kongresit amerikan. Në bazë të marrëveshjes së miratuar të mërkurën prej kabinetit indian, vendi aziatik përfiton për të parën herë që prej 30 vjetësh teknologji bërthamore nga SHBA si dhe material bërthamor. Qeveria indiane vazhdon ta refuzojë marrëveshjen për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe bën prova me armë bërthamore.