Messi largohet nga Barcelona?!
6 Gusht 2021Në një situatë të këtillë nuk ka qenë kurrë ylli 34-vjeçar i futbollit Lionel Messi. Vetëm pak javë pas fitores së titullit të tij më të madh në karrierë, me kombëtaren e Argjentinës, pasi që u shpall kampion në Copa América, Lionel Messi ka mbetur pa kontratë pas dështimit të negociatave për vazhdimin e kontratës me FC Barcelona. Sipas mediave spanjolle, Messi ka dashur të vazhdojë kontratën, por tani pa dëshmirën e tij do të detyrohet që të largohen nga klubi i zemrës, ku ka kaluar plot 21 vjet.
Kështu nuk ishte e planifikuar
Para një viti ai donte patjetër dhe me gjithë fuqinë të largohej nga FC Barcelona. Por tani gjithçka dukej se pas disa javë negociatash, kur ishte pa kontratë, ai së shpejti do të nënshkruante një marrëveshje të re me klubin e tij. "RAC1" njoftoi se Messi dëshironte të mbetej me Barçën dhe ky është shkaku pse deri tani nuk ka negociuar me asnjë klub tjetër. Dështimi i negociatave nuk ishte i përfshirë në planifikimet e Messit për të ardhmen e tij në futboll.
Parisi - një udhëtim që ia vlenë?
Pavarësisht nga dëshira e tij, tanimë janë shpeshtuar spekulimet për klubin e tij të ri, ku do të luajë këtë sezon. Paris Saint-Germain dhe Manchester City konsiderohen si punëdhënësit e mundshëm të ardhshëm për argjentinasin. "Sky Sport Italia" raportoi se tashmë janë realizuar kontakte e para me klubin francez.
Prtesidenti i Barcelonës, Joan Laporta do të deklarohet sot para gazetarëve për shkakun e dështimit të negociatave. Arsyetimi zyrtar i klubit ëshë se "statutet e ligës spanjolle kanë bllokuar vazhdimin e bashkëpunimit me Messin - për shkak të kufizimeve financiare. Por këtë e ka pamundësuar edhe gjendja e klubit, për shkak të vështirësive financiare në të cilat gjendet."
Ndaj tema më e nxehtë e ditëve dhe javëve të ardhshme do të jetë se ku do të luajë lajtari më i mirë në botë, Lionel Messi. E kjo me siguri që ka të bëjë edhe me fuqinë financiare të klubit të ardhshëm. Ndaj mendohet se dy klubet e vetme që aktualisht mund të paguajnë një lojtar të tillë janë PSG dhe Manchester City. Por në rastet e këtilla nuk mund të përjashtohen as befasitë!
Sidoqoftë, Messi do të shënohet në historinë e Barcelonës si një prej lojtarëve më të mirë dhe më të suksesshëm. Në këtë klub ai është shndërruar në një prej simboleve më të rëndësishme të futbollit evropian dhe botëror. E shumëkush e konsideron edhe si lojtarin më të më mirë në historinë e futbollit.
bc/ml/sn (dpa, SID)