Mësuesit ndalohen të përdorin facebookun
30 Korrik 2013Në disa lande gjermane si në Baden-Württemberg, Bayern, apo Schleswig-Holstein mësuesit nuk lejohen të përdoren për çështje pune rrjetet sociale si facebook, twitter, apo StudiVZ, pra as për të komunikuar për çështje pune me nxënësit dhe as me kolegët. Ministria e Kulturës e landit Baden-Württemberg shkruante në urdhëresën e saj se kjo masë ndaluese merret për arsye sigurie të të dhënave. Rolf Busch, zëvendëskryetar i Lidhjes federale për Arsimin, thotë se në shumë shkolla në Gjermani nuk tregohet kujdes për të dhënat, por se nuk i duket e drejtë, që për këtë të dënohen mësuesit me dalime të tilla.
Ministria e Kulturës konfirmon dyshimet e prindërve
Në jetën e përditshme të të rinjve facebooku dhe rrjetet e tjera sociale kanë kohë që kanë zënë vend si media komunikimi. Pra është afër mendsh që nxënësit të hyjnë në kontakt edhe me mësuesit e tyre edhe në këtë mënyrë, sidomos sepse në shumicën e platformave të shkëmbimit të informacionit komunikimi është më i pakomplikuar dhe jo aq i ngurtë sa përmes e-mailit, apo telefonit.
Dhe mësuesit kanë mësuar t'i vlerësojmë vitet e fundit avantazhet e rrjeteve të tilla për shembull, kur është fjala për të postuar një sesazh të tilla si "Ora e edukatës fizike është sot në palestër", ose "Mësuesit mund t'i blejnë biletat për ballon e shkollës me gjysmë çmimi". Këto sot i gjen më shpejt në grupin e facebookut se sa në tabelën e njoftimeve në shkollë.
Megjithatë si thotë Selman Özen, përfaqësues i Këshillit të Nxënësve në Baden-Württemberg, në bisedë me Deutsche Wellen, ka shumë nxënës dhe prindër, që kanë rezerva në lidhje me facebookun për shkak të sferës private, e cila ruhet gjithnjë e më pak. E rëndësishme është sipas Özen edhe që mësuesit të ruajnë distancën e nevojshme pedagogjike, kur është fjala që ata kanë përmes facebookut gjatë gjithës kohës kontakt privat.
Alternativa të mundshme
Ministria i konsideron letrat dhe e-mailet e shifruara si alternativa të mundshme ndaj informacioneve në rrjetet sociale. Por në këtë drejtim ministria duhet të formulojë standarde dhe udhëzime të qarta.
Selman Özen, përfaqësues i Këshillit të Nxënësve në Baden-Württemberg, propozon që "Mësuesit duhet të përdorin e-mailin dhe njoftimet në tabelën e informacioneve. Nxënësit vetë pastaj mund ta përcjellin informacionin më tej nëpërmjet rrjeteve sociale."