Niçe, shëndoshë e mirë në epokën e Twitter
28 Dhjetor 2012Kërkoni në Google me "Friedrich Nietzsche" (Niçe) dhe do të arrini tek profili i tij në Twitter. Në njërin prej tyre, gjithësesi.
Niçe ka afërsisht 100 ndjekës aktive Twitter-i, një rezultat mbresëlënës për një njeri i cili ka vdekur para 130 vjetësh. Është akoma më mbresëlënëse kur merrni parasysh shoqërinë e tij: Uilliam Shekspir ka një prani të ngjashme në Twitter, Jezu Krishti me një nivel pak më të lartë se Fritz dhe Bard së bashku. Megjithatë, ndryshe nga shokët e tij, fjalët e Niçes nuk janë si kurrikulumet e gjimnazit apo predikimet e së dielës. Shumë kanë dëgjuar për këtë filozof në kolegj, ose më vonë.
Shkurtësia është mençuri
Përveçse është nga një mendjet më të ndritura në historinë e mendimit, Niçe është i njohur në qarqet shkollore të ditëve të sotme si babai i aforizmës, ose si filozofi "cicërimë", një mendim ose shprehje e formuluar në mënyrë të ngjeshur, shpeshherë me një fjali ose dy.
"Pa muzikën, jeta do të ishte një gabim."
"Nuk ka fenomene morali, por vetëm interpretime të moralshme rreth fenomeneve."
"Të flasësh shumë rreth vetes, mund të jetë një mjet për të fshehur veten."
Janë tre shembuj të "tweets-ave" klasikë të Niçes, vetëm tre nga mijëra aforizmat që mbushën librat e tij gjatë gjithë karrierës. Shumë shpesh, librat e Niçes konsistojnë vetëm në aforizma të tilla.
"Niçe shkruan në një mënyrë përfshirëse, ndërkohë që Kant, për shembull, shkruan në një prozë të thellë filozofike," thotë Kirk Wetters, profesor i asociuar i gjuhës dhe letërsisë gjermane në universitetin e Yale. "Ai perceptohet gjerësisht si filozof i individualizmit radikal. Është ironike, mbase, sepse një filozofi individualiste e supozuar mund të përfundojë me prodhimin e 100 mishëruesve."
Artur Shopenhauer, ndërkohë, kishte vetëm 10 ndjekës në profilin e tij në Twitter. Ishte gjuha dhe mendimi i drejtpërdrejtë i Shopenhauerit që i bëri përshtypje Niçes në moshë të re, diçka të cilën mendimtari nuk pati turp ta pranonte më vonë.
Ai e quajti Shopenhauerin hapurazi si mësuesin e tij, dhe tentoi të rivalizonte mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme të të shkruarit të Shopnehauer.
"Kushdo që e di se është i thellë, lufton për qartësi."
"Është ambicia ime të them në 10 fjali atë që të tjerët e thonë në një libër të tërë, dhe atë që shumë të tjerë nuk e thonë dot në të gjithë librin."
Dy tweets të tjerë. Dhe me të vërtetë, ajo çka Niçe nuk e mori nga linja e gjatë e filozofëve gjermanë që i paraprinë atij, ishte mënyra e të shprehurit shumë gjatë, dhe fjalët e tepërta…
Tekste të gjata dhe të palexueshme
"Vetëdija morale, njohuritë e thjeshta dhe dëshira për një punë të pastër, është sjellë nga procesi i veprimit, në lidhje me një objekt të krahasuar me thjeshtësinë abstrakte, në lidhje me aktualitetin e shumëfishtë ku janë të pranishme raste të shumëllojshme, dhe ku mbi të gjitha përmblidhet një sjellje morale që varion në mënyrë të shumëfishtë në karakter."
Fjali të tilla, thoshte Niçe gjatë jetës së tij, janë asgjë më shumë se një pengesë drejt rrugës së dijes. Një koleksion i mërzitshëm mendimesh që shumë pak njerëz, përfshirë kandidatët e doktoraturës, mund të shpresojnë për t´i kuptuar.
Dhe ata s´do të kishin shansin ta kuptonin në Twitter. Fjalia e Hegelit përmban 259 gërma, përfshirë hapësirat mes fjalëve. A mund të shkruhet ajo fjali në Twitter? Harrojeni! Twitter lejon afro 140 gërma.
Por a do të thotë kjo se mendimtarët e sotëm kanë ndryshuar mënyrën e të shkruarit? A duhet të jenë ata kaq të koncentuar në të shkruar?
Sipas komenteve në web, po. Komente të shumta përmbajnë gërmat "tl;dr" (too long; didn´t read). Ato përkthehen: "shumë i gjatë; nuk e lexova."
Ndërsa Kant dhe Hegel duket se e kanë pasur këtë problem, aforizmat e Niçes jo. Dhe në fakt, shkrimet e tij për një kohë të gjatë nuk do të etiketohen si të gjata dhe të palexueshme. Filozofi madhështor pretendonte se vepra e tij do të kuptohej edhe 200 vjet pas vdekjes, duke na dhënë në këtë mënyrë edhe 70 vjet të tjera për ta shijuar.