Publikohet një mesazh zanor i ushtarit të rrëmbyer izraelit në Gazë
25 Qershor 2007Reklamë
Pikërisht një vit pas rrëmbimit të tij palestinezët militantë kanë publikuar një shenje jete të ushtarit izraelit Gilad Shalit. Në faqen e internetit të krahut ushtarak të lëvizjes radikale islamike Hamas mund të dëgjohet zëri i Shalitit, i cili i bën thirrje qeverisë izraelite t'i përmbushë kushtet e pengmarrësve. Shalit thekson se nuk është mirë me shëndet dhe se ka nevojë urgjente për një trajtim të gjatë në spital. Shalit u rrëmbye më 25 qershor 2006 nga palestinezë militantë gjatë një sulmi ndaj një pike ushtarake izraelite në kufirin e Rripit të Gazës.