Përmendore e Ai Weiwei në Berlin për refugjatët
19 Shkurt 2016Kjo vepër arti në sheshin Gendarmenmarkt është një aksion në kuadër të galasë për shfaqjen e filmit "Cinema for Peace" në Festivalin e Filmit Berlinale.
Me një vinç jelekët të ndriçuar në ngjyrë portokalli u vendosën në sallën e koncerteve në Gendarmenmarkt. Ato konsiderohen si simbol për të gjithë ata refugjatë, të cilët janë mbytur në mesdhe gjatë arratisë për në Europë.
Qysh në janar Ai Weiwei ishte shprehur për një përmendore për refugjatët në ishullin Lesbos. "Shumë njerëz kanë humbur jetën nëpër dallgë, ne na duhet një përmendore“.
Artisti kinez është aktualisht profesor i ftuar në Universitetin e Arteve në Berlin dhe punon njëkohësisht edhe në prodhimin e një filmi për refugjatët. Këtë javë për filmin ai ka intervistuar refugjatët e prosaardhur të akomoduar në mjediset e krijuara enkas në fushën e aeroportit të mbyllur Tempelhof.